Nisma për Kosovën për Evropë mban kuvendin zgjedhor në Gjermani

Diaspora

Nisma për Kosovën për Evropë mban kuvendin zgjedhor në Gjermani

Më: 2 maj 2016 Në ora: 13:35

Nisma për Kosovën në Evropë do të mbajë me 7 maj kuvendin zgjedhor në Gjermani.

Në njoftimin për media thuhet se Nisma për Kosovën në Evropë, aktivitetin e saj politik e ka shtrirë edhe në 7-shtet të Evropës, mbase edhe do të jetë zëri dhe koncepti i saj politik, do të fuqizohet edhe në shtetet tjera.

“Pas një pune të palodhshme të përfaqësueseve të Nismës për Evropë, për zgjerimin dhe afrimin e shumë mërgimtarëve rreth Nismës, do të jetë një rezultati i frytshëm ku do të reflekton me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor dhe zgjedhjen e Kryesisë së saj, Nismës, për Evropë.

Koordinatori i Nismës për Evropë z Kadri Gërvalla i përgëzoi të gjithë aktivistët e Nismës, që për një kohë shumë të shkurtër arritën të organizohet, e të fuqizohet, madje edhe t’i shtrij rrënjët e saj si subjekt i ri politikë edhe në mesin e adhuruesve mërgimtar me qëllim që në mërgatë të jetë si alternativa e ndryshimit në interes të tyre dhe të Kosovës.

Në këtë Kuvend do të jenë prezent edhe strukturat e Kryesisë së NISMËS nga Kosova, delegat dhe shumë mysafirë të tjerë.

KUVENDI ZGJEDHOR I NISMËS PËR EVROPË , do të mbahet në GJERMANI. DITË E SHTUNË- 7- MAJ 2016 -ORA 19:00.
Adresa: GROSBOTTËAR 71723,- HEILBRONNER STRASSE. 61“, thuhet në njoftimin për media./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat