Therin delen për Pashkë, italianët denoncojnë familjen shqiptare

Diaspora

Therin delen për Pashkë, italianët denoncojnë familjen shqiptare

Më: 1 maj 2016 Në ora: 20:22

Një çift shqiptarësh u shoqëruan në komisariat pasi fqinjët e tyre italianë raportuan në polici se ata kishin therrur një dele në oborrin e shtëpisë dhe e kishin varur me kokë poshtë.

Italianët thanë se ishin çuar në mëngjes dhe kishin parë se familja shqiptare e përbërë nga çifti dhe dy vajzat e kishin therrur delen dhe më pas gruaja po e pastronte atë.

Mediat italiane raportojnë se ndaj çiftit shqiptar mund të nisë precedim penal për "mospërmbushje të standardeve të higjenës në prerjen e gjedhëve" pasi kafsha është prerë në oborr.

Familja shqiptare e kishte therrur delen me rastin e Pashkëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat