SHBA: Në Uashington u mbajtë Festivali 15-të Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës botërore (Foto)

Diaspora

SHBA: Në Uashington u mbajtë Festivali 15-të Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës botërore (Foto)

Nga: Beqir SINA, New York Më: 30 prill 2016 Në ora: 07:58

Ylli i Televizionit amerikan, komediani Joel McHale, ka thene se “ ….në skenë për të kënduar dhe vallëzuar jane ngjithur bijtë e Shqipes - Albanian Eagle, me një kulturë e traditë të jashtëzakonëshme”

WASHINGTON D.C: Festivali 15-të Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës botërore, është mbajtur në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara Washington D.C., në Teatrin Warner me një video mesazh është përshendtetur edhe nga Presidentit amerikan, Barack Obama

Ndërsa, në një video të publikuar në rrjetet e medies sociale, Facebook, moderatori i këtij Festivali, Ylli i Televizionit amerikan, komediani Joel McHale, teksa ftonë në skenë interpretimin të nxënëseve që përfaqësuan Shqipërinë në edicionin e Festivalit Ndërkombetar të Gjuhës dhe Kulturës Botërore, që u mbajt në Washington,D.C. citohet të ketë thënë se “ po dalin në skenë për të kënduar dhe vallëzuar bijtë e Shqipes - Albanian Eagle, me një kulturë e traditë të jashtëzakonëshme”

Po në rrjetin e medies sociale, Facebook, të Festivali 15-të Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës botërore, jepet edhe video mesazhi i pershendetjes se Presidentit amerikan, Barack Obama, lexuar nga përfaqësuesi i tij, për kulturën.

“ Presidenti i nderuar, Barck Obama, dëshiron që kulturat e pasura dhe historitë e njëanëshme, të shoqërisë sonë, si planet, të jenë të trashëguar përmes kërcimesh magjepse dhe interpretime joshëse, të traditave të ndryshme. Festival si ky, duke na shpërfaqur tradita nga më të ndryshmet, të cilat e bëjnë të veçnatë trashgmninë e secilit, bëjnë që secili prej nesh të na shtyjë edhe një herë, duke na treguar se këta lindin prej këngëve dhe valleve gjithëpërfshirse. Përpjekjet e juaja për të bashkuar të rinjë e të reja anembanë botës, refelektoin pikërisht në forcën, që ka njerëzimi, për të kapërcyer çdo ndasi".

Ju urojë më të mirat në bashkimin tuaj, që është edhe bota jonë për të farkëtuar hallka të reja të miqësisë, nga e gjithë bota, ka pershendetur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Në këtë festival simbas faqes së internetit të këtij festivali thuhet se kanë marë pjesë rreth njëqind nxënës nga shtatëmbëdhjetë vende dhe katër Shteteve Amerikane, që këndonin dhe kërcenin, duke përfaqësuar kulturën e tyre, ndërsa shfaqjet e tyre të talentuara tërhoqën rreth 2,000 spektatorë në teatërin Waner Theater.

Në mesin e atyre, që ndoqën festivalin, simbas njoftimit ne interent, kan qenë përfaqësues amerikan, diplomate te huaj, dhe personalitete amerikane: Bill Paskrel (NJ), Mark Takai (HW), Jeff McNerney (CA), Michael Capuano (MA), Randy Weber (TX), Donald Payne Jr. (NJ) dhe Henry Cuellar ( TX), ish-kongresmeni Lincoln Davis (TN), si dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm Clarine Nardi Riddle dhe basketbollisiti NBA Enes Kanter.

Ylli i Televizionit amerikan, komediani Joel McHale, ka moderuar festivalin dhe ka shërbyer si një mjeshtër i ceremonive për takimet gjatë veprimtarisë kulturore.

Disa nga vendet të cilat u përfaqësuan në Festiavlin e 15 të Uashingtonit, ishin Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Franca, Gjermania, Indonezia, Kazakistani, Kosova, Lesotho, Mongolia, Filipinet, Serbia, Afrika e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Ukraina dhe 4 shtete nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kan përfaqësuar Arkansas, Maryland, Pennsylvania dhe Teksasin.

Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës nga e gjithë Bota, është përfaqësuar deri më tani, nga më shumë se 160 vende dhe nga disa qindra studentë në numerin total.

Menjëherë, pas ceremonisë së hapjes, gjatë së cilës të gjithë studentët kënduan himnin e festivalit, dhe Paqes Universale, Joel McHale, ka deklearuar zyrtarisht hapjen e tij.

Spektatorët, e shumtë të gëzuar thuhet se ndoqën rreth 20 shfaqje nga studentët e talentuar nga e gjithe bota, gjatë të cilave ata kanë inkuruajuar dhe mbështetur interpretuesit shumë të talentuar, me duartrokitjet e tyre entuziaste.

Ndërsa, në pushime të shkurtra gjatë festivalit, disa nga spektatoret janë ftuar në skenë për të ndarë mendimet e tyre.

Një mysafir i shquar thuhte ne njoftim vuri në dukje se "Festiavli (IFLC) është i mahnitshm, është i papërsëritshëm,” , citohet te kete thene Enes Kanter, duke shprehur keshtu lumturinë e e saj, nga të qenit e pranishëme në këtë Festival te mahnitshem sic eshte shprehur ajo.

Në mbyllje, të gjithë pjesëmarrësit kënduan himnin e festivalit IFLC, Universal Peace, sikur te ishin një korë gjigand, simbas videos.
.

Festivali 15-të Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës botërore, në Washington, gjithashtu, ka marrë vëmendjen e disa mediave, amerikane përfshirë Televizionin kombëtar ABC News 7, në programin e mëngjesit me Autria Godfrey, dhe gazetes Bota sot ne SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat