Shqiptari "italian" pyetet shqip nga polici gjerman: Verifikohet identiteti i tij i vërtetë

Diaspora

Shqiptari "italian" pyetet shqip nga polici gjerman: Verifikohet identiteti i tij i vërtetë

Nga: F.D. Më: 29 prill 2016 Në ora: 11:44

Të enjten është kapur një shqiptar 20 vjeçar, i cili, tentoi të fluturojë nga aeroporti i Mynhenit me pasaportë të falsifikuar italiane. Por deri te analiza se ai nuk është italian, ka ardhur me një trik të policisë.

Duke parë që ai nuk njihte mirë italishten dhe kishte paqartësi në përgjigje, një polic gjerman pyeti atë në gjuhën shqipe ku i dyshuari ju përgjigj menjëherë - po në gjuhë shqipe. Aty u pa që bëhet fjalë për shqiptar, që duhet të ketë falsifikuar pasaportën.

Krahas pasaportës së falsifikuar ai kishte edhe leje qarkullimi dhe sigurim shëndetësor italian: të dyja të falsifikuara. Si destinacion kishte Londrën, për një jetë më të mirë.

Ai është dëbuar për në Shqipëri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat