Tetë emigrantë shqiptarë synojnë Mbretërinë e Bashkuar, ilegalisht!

Diaspora

Tetë emigrantë shqiptarë synojnë Mbretërinë e Bashkuar, ilegalisht!

Më: 28 prill 2016 Në ora: 19:59

Tetë emigrantë shqiptarë të cikët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme për në Mbretërinë e Bashkuar u arrestuan nga zyrtarët e Kufirit në Mbretërinë e Bashkuar, javën e kaluar.

Policia u thirr nga efektivët kufitarë mëngjesin e 20 prillit, me dyshimin se në kufi kishin zbritur disa emigrantë ilegal.

Policia bëri një kontroll në zonë, ku tetë burra, disa prej të cilëve ishin shpërndarë në rrugët lokale, u ndaluan.

Sipas mediave britanike, të paktën katër nga të ndaluarit ishin rreth moshës 20 vjeç.

Një zëdhënës nga Forcat e Kufirit të Mbretërisë së Bashkuar tha se tetë shqiptarët u arrestuan në tentative për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale dhe tashmë janë dëbuar nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat