Vrasje gjatë namazit të xhumasë në Zvicër: Prokuroria kërkon 20 vjet burg shqiptarit

Diaspora

Vrasje gjatë namazit të xhumasë në Zvicër: Prokuroria kërkon 20 vjet burg shqiptarit

Më: 28 prill 2016 Në ora: 15:17

Në fund të majit një 53 vjeçar shqiptar nga Lugina do gjykohet për akuzën e vrasjes në gjykatën e St. Gallen. Ai dyshohet se në gusht 2014 duhet të ketë vrarë një 51 vjeçar në xhaminë e St. Gallen-Winkeln. Arsyeja e krimit duhet të ketë qenë armiqësia mes dy familjeve shkruan bluewin.ch.

Prokuroria ka kërkuar 20 vjet heqje lirie për vrasësin e 51 vjeçarit në 22 gushtit 2014. Krimi është kryer gjatë faljes së xhumasë në xhaminë "El-Hidaje Islamische Gemeinschaft" të St. Gallen-Winkeln, përcjell botasot.info. Pak pas fillimit të pjesës së dytë të namazit, viktima është qëlluar me shtatë plumba, ku vdiq menjëherë pas ngjarjes.

Agresori dhe viktima njiheshin

Megjithatë edhe agresori dhe viktima janë me etni shqiptare të ardhur në Zvicër si emigrantë. Familjet e tyre kanë pasur armiqësi të vjetra, që kishte filluar prej para 19 vitesh. Në Walenstadt kishte ardhur deri te një konflikt mes viktimës dhe vëllait të agresorit, me çrast kishte vdekur ky i fundit. Megjithatë autoritetet gjyqësore e kishin liruar viktimën./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat