Një dedektivë shqiptarë në Bronx, E.G. merr pjesë në "shpartallimin" e bandës më të madhe gangësterve (Foto)

Diaspora

Një dedektivë shqiptarë në Bronx, E.G. merr pjesë në "shpartallimin" e bandës më të madhe gangësterve (Foto)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 14:24

BRONX NY : 87 anëtarët e bandës së madhe të gangsterve në qytetin e Bronxit në New York, thuhet se janë përgjegjës për nëntë vjet vrasje dhe shitblerje droge, akuzuar nga Policia e New Yorkut, njihet si arrestimi i bandës më të madhe në historinë e NYC.

Në Bronx, flitet se fatmirësisht nuk ka asnjë shqiptarë, që është i përfshirë në këtë grup prej 87 anëtarësh të bandës së madhe të gangësterve në qytetin e Bronxit - New York.

Por, i vetmi shqiptarë i përfshirë në aksion blic të policisë, për shpartallim e bandës, ku janë përfshirë, 700 policë, dedektivë - undercover, agjentë të drogës dhe krimit, mjetet të motorizuara, dhe të sofistikuara, qentë nuhatës, dhe një helikopter vrojtues i policisë, ka qenë thonë shqiptarë e lagjes së Bronxit, është një dedektivë - undercover, i NYPD, me prejardhje nga Kosova, E.G.

Shtypi njujorkez, shkruan sot, se një bandë gangësterësh të paparë të dy bandave ndërluftuese në rrugët e qytetit, u kap në një aksion të madh të NYPD, dje, kur të 87, të dyshuarit, e akuzuar të mërkurën, janë dy grupet rivale të "mbretërimit", në dy lagjet e e qytetit, ku jetojnë më së shumëti, afrikano amerikan dhe latinët, në pallatet e ndihmave sociale, që kanë të bëjnë me pallatet që quhen projektet e strehimit në Bronx.

Po, simbas, policisë njujorkeze, veprimtaria e tyre, thuhet se ka qenë nëntë-vjeçare, dhe është karakterizuar nga aktete të dhunës dhe drogës, dhe se një palë e aktakuzave janë federale, ata janë identifikuar se kan pas 120 akte të dhunshme, vetëm në qytetin e Bronxit, deri tani .

Oficerët dhe agjentët kan përdorur helikopterë, veturat e kamionë të blinduara për të arrestuar të dyshuarit, të cilët ishin shpallur si ultraviolent, simbas NYPD, pra ata janë nën akuza si bandat më të dhunshme, në qytetin e New Yorkut, nga Prokurori Federal Preet Bharara në Manhattan të SHBA-, tha NYPD.

Gjatë operacionit për shpartallimin e bandës, tha në raportin e saj NYPD, thotë se në shënjestër ishin një seri kontrollesh, të shtëpive, të tyre, pikërisht pas mesnate pak para agimit, mbas orës 4 të mëngjesit, nga forcat e NYPD dhe agjentët federalë, FBI në Eastchester dhe në lagjen Edenwald House.

Vënia në pranga ka gjeneruar numrin më të madh të arrestuarve, në një "spastrim" të madh të bandave të gangësterve në historinë e qytetit, thotë shtypi njujorkez.

Anëtarët e të dy bandave të gangësterve, pra të gjithë të arrestuarit janë dërguar në dhomat e paraburgimit në Precinct 43 në Bronx të mërkurën, për të pritur masën e e arrestimit./B.S./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat