Policia e Salcburgut sqaron 90 grabitje të shqiptarëve me dëm prej 1.4 milion euro

Diaspora

Policia e Salcburgut sqaron 90 grabitje të shqiptarëve me dëm prej 1.4 milion euro

Nga: F.D. Më: 28 prill 2016 Në ora: 12:52

Policia e Salcburgut ka sqaruar 90 grabitje të ndodhura mes 2011 dhe 2015. Dëmet e shkaktuara prej tyre janë 1.4 milion euro. Bëhet fjalë për një 26 vjeçar nga Kosova dhe një 30 vjeçar nga Maqedonia që si qëllime kishin firmat private dhe vendbanimet e austriakëve dhe gjermanëve. I dyshuari nga Kosova është kapur dhe pritet të dalë përpara procesit gjyqësor, ndërsa 30 vjeçari është në arrati. Ndaj këtij të fundi është ngritur një kërkim arresti ndërkombëtar.

“26 vjeçari nga Kosova arriti të shpëtojë gjatë një grabitje në shkurt 2012,Krispl (Flachgau), por fatmirësisht u arrestua bashkëshortja 24 vjeçarja, që përmes saj u gjetën shumë stoli të viktimave,” shkruan kleinezeitung.at. “Vetëm tre vjet më vonë 2015 në Sloveni do gjenden gjurmët e 26 vjeçarit ku u arrestuan shokët e tij. Fillimisht kapet një grua nga Kosova, 23 vjeçare, ndërsa përmes saj në Bajern në 23 mars arrestohen tre grabitës nga Kosova, mes tyre edhe 43 vjeçari, njohës i 26 vjeçarit.”

Përkundër që 26 vjeçari nuk pretendon njohjen me 43 vjeçarin, analizat e ADN-së flasin se ata kanë qenë bashkëpunëtorë në vjedhje. Ata pritet të dalin përpara trupit gjykues, ndërsa shoku i tyre 30 vjeçar nga Maqedonia, ndodhet akoma në arrati. Me gjasë edhe pak kohë, për shkak se identiteti i tij është bërë i njohur për policinë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat