Haradinaj në Suedi, merr mbështetje nga bashkatdhetarët

Diaspora

Haradinaj në Suedi, merr mbështetje nga bashkatdhetarët

Më: 28 prill 2016 Në ora: 11:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj javën që shkoi ka qëndruar në Suedi. Haradinaj atje është takuar me bashkatdhetarët që jetojnë në rajonin e Vermlandit.

Këtë vizitë të tij Haradinaj e ka publikuar në rrjetin social Facebook ku ka sqaruar se bashkatdhetarët janë interesuar që ta ndihmojnë atdheun e tyre në mënyrë që Kosova të kthehet në kursin e shteteve demokratike evropiane.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Këtë javë pata nderin të takojë mijëra bashkatdhetarë në Suedi! Më nderuan me bujarinë e tyre në Rajonin e Vermlandit. Ata ishin më të interesuar se kurrë për zhvillimet në Kosovë, dhe të vendosur që ta japin ndihmën e tyre, që Kosova të kthehej në kursin e shteteve demokratike evropiane. Ma dhanë fjalën të rrugëtojmë bashkë për të mirën e vendit!

Kontributi i i Diasporës Shqiptare në Evropë, ka qenë i një rëndësie jetike për të gjitha fazat e lirisë dhe shtetformimit të Kosovës. Duke mos u ndarë asnjëherë nga tr ungu dhe duke ofruar gjithë fuqinë financiare dhe njerëzore, bashkëkombasit tanë në Evropë dhe në Amerikë, e ndihmuan Kosovën që të ngritej në këmbët e veta.
Prandaj shteti i Kosovës, tash duhet të ketë një qasje tjetër ndaj qytetarëve të vet që jetojnë nëpër botë. Duhet t’iu krijojë të gjitha lehtësitë e mundshme afaristët shqiptarë nëpër botë, që ata të investojnë në Kosovë, duhet t’i krijojë kushte dhe klimë tjetër, që ata të ndihen mirë sa herë që vijnë në atdheune tyre, e jot ë përballen me njëmijë procedura, thua që janë shtetas kinezë e jo shtetas të Kosovës.
Kosova është atdheu i tyre, dhe ata duhet t’i gëzojnë gjithë të mirat e tij!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat