Kryeministri Mustafa në Bruksel zhvillon një takim pune me Kryesinë e Deges së LDK-së për Beneluks

Diaspora

Kryeministri Mustafa në Bruksel zhvillon një takim pune me Kryesinë e Deges së LDK-së për Beneluks

Më: 28 prill 2016 Në ora: 09:20

Me rastin e vizites së kryeministrit Mustafa në Bruksel, i cili zhvilloj takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, ai gjeti kohen që së bashku me një pjesë të stafit të tij, të takoj edhe kryesinë e Deges së LDK-së për Beneluks në përbërje, Bahtir Kastrati, kryetar, Xhavit Belaj, sekretar, Remzi Azemi, zëdhënes i Deges si dhe Nusret Ramadani, anëtar i kryesisë.

Kryetari i LDK-së, njëherit kryeminister i Republikes së Kosoves, z. Isa Mustafa përveq asaj që njoftoj në lidhje me takimet e tij me zyrtarët e BE-së, gjithashtu shrehi mirënjohje për Degen e LDK-së për Beneluks e cila që nga themelimi u angazhua dhe punoj me përkushtim të thellë në mbrojtje të vlerave dhe vizionin e Partisë të cilen ai e drejton.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së Dega për Beneluks, z.Bahtir Kastrati garantoj mbështetjen e tij të plotë dhe të kryesisë për kryemininistrin Mustafa për punen e mirë që është duke bërë në Qeveri dhe Lidhjen Demokratike të Kosoves. Si dhe përkrahë çdo iniciativë dhe vendim që delë nga organet drejtuese të Partisë, ku padyshim është në interes të shtetit të Kosoves për zhvillim dhe prespektivë. Gjithashtu siguroj kryetarin Mustafa se Kryesia e LDK-së, Dega për Beneluks është kompakte, dhe stabile për të dhënë kështu kontibutin e saj aty ku ka mundësi, duke qenë gjithnjë në shërbim të interesit tonë të përbashkët, zhvillimin dhe integrimin e shtetit të Kosoves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat