Cyrih: Arrestohet shqiptari me 1.550 gram heroinë

Diaspora

Cyrih: Arrestohet shqiptari me 1.550 gram heroinë

Nga: F.D. Më: 27 prill 2016 Në ora: 18:14

Policia kantoniale e Cyrihut, qarku 9, ka arrestuar një diler të drogës, të mërkurën në mëngjes, 27.04.2016, shkruan redaktionell.ch. Atij i janë sekuestruar 1.550 gram heroinë dhe 20.000 franga, përcjell botasot.info.

Policia e kontrolloi atë rreth orës 8.30 në rrugën Bernerstrasse, ku ju gjetën 150 gram heroinë në çantë. Ndërsa gjatë bastisjes në shtëpi, ju gjetën edhe 1.400 gram tjera heroinë si dhe para kesh me vlerë 20.000 frangash.

I arrestuari është shqiptar 30 vjeçar i cili, është dërguar përpara organeve të drejtësisë. Ai kishte qëndruar ilegalisht në Zvicër, pasi kishte ndalim udhëtimi deri në 2018./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat