DioGuardi, me republikanët në Bruklin nënshkroi librin

Diaspora

DioGuardi, me republikanët në Bruklin nënshkroi librin

Nga: Beqir SINA - New York Më: 27 prill 2016 Në ora: 17:28

BROOKLYN NY : Të Martën më 26 Prill, mysafir i veçantë, i një grupi republikanësh, nga Brooklyni, New York, ishte ish kongresmeni republikan i New Yorkut, Joe DioGuardi - President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili ka firmosur librin e tij "Kongresi i Papërgjegjshëm”, një libër ky i ofruar falas për të pranishmit.

Një, veprimtari, kjo e organizuar nga Klubi Republikan në qytetin e Brooklynit, avokati Ted Ghorra, kryetar, dhe kryetari i oganizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, anëtar i stafit të Senatorit të Shtetit Marty Golden, në zyrën e tij në Brooklyn.

Në mesin e dhjetra pjesmarrësve, ishin, disa grupe të konservatorëve republikan, gazetar lokal, dhe aktivist të njohur amerikan, si edhe disa zyrtarë të lart Republikan nga New Yorku, përfshirë, një grup veprimtarësh të rinjësh shqiptarë, nga New Yorku, studentë, gazetar dhe artistë shqiptaro - amerikan.

Avokati Ted Ghorra, i cili thuhet se ka marr bekimin e Artë, për të sfiduar Eaton për kryesimin e Partisë Republikane, të Qarkut Brooklyn, në Konventën e ristrukturimit vjetor të partisë, duke prezantuar ish - kongresmenin Republikan, Joe DioGuardi, tha se DioGuardi, ka qenë i vetëmi kongresmen me CPA, në Kongresin Amerikan.
Duke, prezantuar mikun e Republikanëve në Brooklyn, avokati Ghorra, në bekgraundin e DioGuardit, kujtojë se: “Përpara se të bëhej pjesë e Kongresit, DioGuardi, ishte një drejtues kompanie që shërbeu për 22 vite në llogaritë ndërkombëtare të kompanisë Arthur Andersen & Co., 12 prej të cilave si partner. Në vitin 1984, ai u bë anëtari i parë i certefikuar i llogarisë publike, dhe, është zgjedhur në, Capitol Hill - Dhomën e Përfaqësusve në SHBA, më 1984.

Ghorra, ndërkohë, shtojë, se “ Në ndihmë të, të drejtave të njeriut ndërsa punonte në Kongres, DioGuardi, udhëhoqi reformën për "Reformën federale financiare". Pasi la Kongresin, ai krijoi një fondacoin jofitimprures, i quajtur “Truth in Government,” E Vërteta e Qeverisë dhe publikoj një libër të titulluar “Unaccountable Congress: It doesn’t Add Up,” Kongresi i Papërgjegjshëm Nuk Shtohet”, libër të cilin jo do ta merrni falas dhe me nëshkrimin e tij”, tha Avokati Ted Ghorra, kryetari i Klubit të Republikanëve në Brooklyn New York .

Mes një entusiazmi karakteristik, të këtyre takimeve Republikane, në këto votime praparake, tani edhe në mesin e fushatës së zjarrtë për President të SHBA, ku po konkuron në garën brenda - partiake, manjati Republikan Donald Trump , i mbështetur fuqishëm nga Klubi Republikan në Brooklyn, e mori fjalën ish kongresisti republikan nga New Yorku, Joseph J. DioGuardi, i cila ka qenë edhe kandidat për Senator në New York, më 2008, por humbi ndaj demokrates Senatores Gilibrand.

DioGuardi, foli me krenari para, pjesmarrësve, për prejardhjen e tij, se ai ka gjak shqiptari dhe ka origjinën nga Arbëreshët e Italisë.

Unë, kam lindur në Bronks, Nju Jork, i biri i një emigranti tregëtar i vogël, perimesh, tha DioGuardi, duke treguar se ai ishte duke u rritur në një lagje emigrantësh, në Bronx, dhe diplomuar nga Fordham Prep në vitin 1958 dhe Fordham University me diplomën e këtij universiteti prestigjoz, në vitin 1962. “Babai im i martuar me Nënën e time, një Italjane-Amerikane, e brezit të parë e lindur në Nju Jork, tha ai, ishte një shqipëtar etnik i emigruar në Amerikë në vitin 1929, i lindur në Greci, në një fshat të vjetër i populluar nga Arbëreshët dhe i vetmi nga 53 të tillë që Gjergjë Kastrioti - Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqiptarëve, i ka shkelur më këmbë.”

DioGuardi, tha se për momentin shërben në bordin e drejtuesve të disa korporatave private dhe publike Amerikane, dhe shtojë se për çerek shekulli në SHBA, ai ka themeluar dhe po udhëheq vullnetarisht të parin dhe të vetmin Lobin e fuqishëm Shqiptarë në Amerikë, së bashku me bashkëshorten e tij, Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike, Shirley Cloyes DioGuardi, duke i ndihmuar dhe mbrojtur, kudo Shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e trojet e tyre etnike, në çështjen shqiptare, këtu në Shtetet e Bashkuara, me në krye Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane - LQSHA.

Duke, folur për librin e tij "Kongresi i Papërgjegjshëm”, dhe se çfarë e shtyu atë të shkruaj këtë libër, nga më të lexuarit, tha ai nuk e kishte menduar se kur kandidojë, për Kongresin në vitin 1984, ai nuk e mendojë veten si një "profet modern “për buxhetimin, kontabilitetin të Qeverisë federale, dhe raportimin “gimmicks” për të parashikuar krizën financiare, deri në ditët e sotme dhe spiralet e borxhit kombëtar.

Ai tha se :“Por, pas dy terma të parë, si Kongresistë, për aq sa shërbeva në Dhomën e Përfaqësuesve - Kongresin e SHBA, isha i pari CPA i praktikuar, Kontabilist i Certifikuar Publik, i zgjedhur ndonjëherë në Kongres të SHBA-së, deri atëhere. Unë, kisha mësuar mjaft për të bërë buxhetimin e shteror, kontabilitetin e Qeverisë federale, dhe raportimin “gimmicks, për të parashikuar krizën financiare e cila po ndodh në ditët e sotme, nga Administrata Obama, dhe spiralet e borxhit kombëtar”

Më pas DioGuardi, u spjegojë të pranishmëve, përse ai shkroi dhe e botoi librin”Kongresi i Papërgjegjshme” një kopje të të cilit, ai e mbante vazhdimisht gjatë fjalës në dorë ndërkohë, që djem e vajza shqiptare, vullnetarët e tij, një grup të rinjësh shqiptarë, e shpërndan tek të gjithë librin falas.

“Kongresi, nuk do të shtonte Buxhetin shtetror, deri në vitin 1992, për të paralajmëruar publikun për kontrollin nga ana e Qeverisë federale, të shpenzimeve dhe të huamarrjes së Amerikës. Dhe, themeluar të vërtetën jofitimprurëse të organizatave qeveritare, për të edukuar Amerikanët për rritjen e jo qëndrueshmërisë fiskale të Shteteve të Bashkuara.”, tha ai.

Pas-pasojat, nga kjo situatë e vështirë financiare në vitin 2008, tha autori i librit”Kongresi i Papërgjegjshme” CPA, Joseph DioGuardi, vendosa për të rinovuar librin, pra ri-botuar librimin tim me të njëjtin titull.

Në këtë botim të ri, unë i ndjek ngjarjet kryesore dhe të rendësishme në buxhet, ekonomi e finanacë, shtetrore, që nga viti 1992, “të cilat, tha ai kanë kontribuar direkt në zhvillimet ekonomike të sotme, nga i kan rrënjët e “krizave” të saj, në legjislacionin e gabuara financiare dhe mungesa e mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë politike përmes rritjes masive në shpenzimet e qeverisë dhe borxhin kombëtar.

Ndersa, libri im tha DiouGuardi, përshkruan mënyrat për të vendosur rekord financiar të qeverisë drejt në mënyrën që ne mund të punojmë në rrugën tonë dhe ikur nga një krizë që po dëmton çdo Amerikan” ka shprejguar, nder te tjera DiouGuardi.

Më pastaj duke e "ndezur" edhe pak amosferën elektorale, në Klubin Republikan në Brooklyn ditën e votimeve në 5 shtetet e Bregut lindor, megjithëse, ai nuk kishte shfaqur ndonjë tendencë, pro mbështjetjes së Donald Trump, a ndonjë kandidati specifikë, tha se Trum, simbas tij do të fitojë, dhe do të jetë në nëntor kandidati i fortë i Republikanëve për të ju marrë, mbas 8 vjetëve të demokratëve Shtëpinë e Bardhë, u shpreh DiouGuardi.

Joe DioGuardi, gjithashtu, ka deklaruar mbrëmë në Klubin Social të Republikanëve Brooklyn, “Salty Dog” në tubimin e organizuar nga New York City Republican, se : “Në qoftë se ju jeni shqiptar, Ju jeni i lindur Repubikan. Mbasi, shqiptarët, simbas tij, janë të lindur republikan,” argumentojë ai. Ndërsa, duke, thënë arsyet, se pse mendon kështu, ai shtojë : “Kjo është arsye pse shqiptarët janë republikanët të regjistruar. Ata lanë vendin e tyre, sepse, u përndoqën nga një regjim shtypës, sllavo- komunist, të cilët vendin e tyre tani e kanë socialistët, të cilët erdhën në SHBA , për të “gëzuar” lirinë të bizneseve të tyre. Ata besojnë në qeverin më të vogël dhe në kapitalizmim!” tha DioGuardi.

Por, më tej sqarojë ish kongresmeni republikan i New Yorkut, Joe DioGuardi - President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili ka firmosur librin e tij, dje "Kongresi i Papërgjegjshëm”, një libër ky i ofruar falas për të pranishmit, tha “ Duke pasur parasyshë, atë se çfarë ka bërë Bill Klinton, për Kosovën, shqiptarët në këto zgjedhje “presidencialet 2016”, pavarësisht, se janë të regjistruar Republikan apo Demokratë, ata përseri votojnë edhe për Hillary Clinton, megjithëse, ajo është demokrate. Mbasi, gjithmonë simbas tij, shqiptarët e Amerikës, kur vjen puna tek miqt e tyre në Kongres, Senat, dhe Presidentin e SHBA, ata janë të dyzuar, janë edhe Demokrat edhe Republikan, në votat e tyre, dhe kjo është një traditë e mirë, që i bënë shqiptarët e Amerikës, të kenë sot, kaq shumë miq në SHBA” tha ai duke mbyllur tubimin në Brooklyn -New York .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat