Shqiptari pritet të dëbohet nga Gjermania, në vendlindje e ka kërcënuar me vdekje mafia e drogës

Diaspora

Shqiptari pritet të dëbohet nga Gjermania, në vendlindje e ka kërcënuar me vdekje mafia e drogës

Më: 27 prill 2016 Në ora: 10:35

“Ai erdhi në Gjermani përmes Italisë dhe Belgjikës. Arsyeja e kërkesës së azilit ka qenë kërcënimi me vdekje nga mafiat lokale. Ai kishte folur përpara kamerave për një aeroplan misterioz, që më vonë u vërtetua se transportonte drogë,” përcjell botasot.info.

Emin B* ndodhej në një restorant duke hëngër mish peshku, ku papritur disa persona bllokuan rrugën.Atij mund të vërehej sesi një aeroplan ateronte. “Nuk e pash drogën, por i pash të gjitha personat të përfshirë në akcion.” Mediat lokale publikuan lajmin, duke nxjerrë në foto edhe Eminin, ku e ftuan në komisariatin e policisë. Prej këtu jeta e tij ndryshoi.

Në Belgjikë nuk më besoi askush

“Nuk isha i sigurt në Shqipëri, përkundër mbrojtjes nga policia. Në Belgjikë nuk më besoi askush, andaj erdha në Gjermani,” vijon rrëfimin shqiptari i frikësuar. Tani jeton në qarkun Fulda, por nuk ka fituar azilin dhe nga momenti në moment e pret riatdhesimi.

Sipas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dublinit, ai duhet të dërgohet fillimisht në Belgjikë, ku ka kërkuar për herë të parë azilin, ndërsa më pas Belgjika mund ta riatdhesojë në Shqipëri. Gjithmonë nëse nuk i beson.

Mbikqyrësi i tij është i sigurt: “Nëse ai shkon në Shqipëri, do vritet.”/Bota sot

*Emri i ndryshuar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat