Rahden: Shqiptarë dhe gjermanët festojnë sëbashku me tingujt e gjuhës dhe kuzhinës shqiptare

Diaspora

Rahden: Shqiptarë dhe gjermanët festojnë sëbashku me tingujt e gjuhës dhe kuzhinës shqiptare

Nga: Fitim Dika Më: 26 prill 2016 Në ora: 10:14

Shqiptarët kanë një shprehje - “Një Shok i mirë në ditë të vështirë(gazeta e shkruan në gjuhën shqipe)“ – dhe në fakt refugjatët e ardhur në Rahden e kanë gjetur këtë shok te banorët vendas, shkruan kreiszeitung.de. Të premten në mbrëmje një grup refugjatësh shqiptarë janë ftuar në bashkësinë fetare evangjeliste, për të festuar sëbashku me miqtë e tyre të rinj, mes tjerash edhe për ti falenderuar.

Për të kuptuar jetesën normale të shqiptareve, mund të shohim që nga bashkëpunimi i Erald Vatës dhe Kanan Xhakolkari, që me Cornelia Riemer-Griebel e organizuan sëbashku mbrëmjen, me ndihmën teknike edhe të Hannes Nickel dhe Silas Wolf. Mbrëmje të ngjashme pritet të organizohet edhe me refugjatët nga Siria.

„Ju, banorët e Rahdenit keni respektin tonë“, sqaroi Vata në mbrëmjen ku kishte rreth 50 persona.

Mbrëmja përveç që filloi me Hymnin e Shqipërisë, tavolina u dekurua me ngjyrat kuq e zi, ndërsa gjithashtu ushqimi ishte i kuzhinës shqiptare, ku spikaste dhalli, përcjell botasot.info.

Mbrëmja përfundoi me mësimin e disa fakteve gjeografike mbi Shqipërinë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat