Gjakmarrja: Gjermani adapton dy vëllezër, 28 dhe 38 vjeçar

Diaspora

Gjakmarrja: Gjermani adapton dy vëllezër, 28 dhe 38 vjeçar

Nga: Fitim Dika Më: 26 prill 2016 Në ora: 09:13

Gjermani Horst Kress nga Winkelhaid ka bërë një gjest të pazakontë. Ai dëshiron të adaptojë dy vëllezër shqiptarë, të cilët prej 16 vitesh janë në arrati për shkak të gjakmarrjes që sundon në disa treva të Shqipërisë Veriore, shkruan n-land.de. Bëhet fjalë për një 28 dhe 38 vjeçar, të cilët shteti gjerman nuk ua ka njohur kërkesën e azilit, pasi gjakmarrja nuk është arsye. Atëherë një humanist gjerman ka menduar t’ju ndihmojë duke i adaptuar.

Njëri sosh ka marrë lëndime, që shpëtoi falë intervenimit të shpejtë mjekësor, si pasojë e gjakmarrjes, ndërsa të dy kanë jetuar në kampin e refugjatëve nga prilli 2015 deri në mars 2016, përcjell botasot.info.

Valerian dhe Selfo u larguan fillimisht me vullnet të lirë drejt Milanit, ku flasin rrjedhshëm italisht, por në 7 prill përsëri u sulmuan me thikë nga familja që ndodhen në gjak. “Selfo ishte sulmuar në Milan, ku jetojnë një grup i madh shqiptarësh dhe persona të familjes armike,” përcjell botasot.info.

Origjina e gjakmarrjes

Sebepi fillon në 2000 ku në një dasmë babai i dy vëllezërve kishte qëlluar për vdekje një person, ndërsa prej atëherë ata ndjehen të kërcënuar dhe janë fshehur vazhdimisht. “Shteti gjerman nuk njeh refugjatët që largohen për shkak të gjakmarrjes, pasi ka marrëveshje me shtetin shqiptar, që kjo e fundit t’i mbrojë familjet në fjalë. Por ata nuk e dinë se bëhet fjalë për një shtet të korruptuar dhe mafioz,” thotë Kress. Në Shqipëria ka 15.000 familje që ndodhen në konflikte të tilla.

Tani dy vëllezërit në moshë madhore kanë nevojë për një notar që tua nënshkruajë adoptimin nga Kress. Më pas ata mund të rriten lirisht nga plaku gjerman. Një histori e çuditshme adoptimi për nga mosha, por edhe për nga humanizmi./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat