Sali Çekaj ishte ndër bartësit kryesor të konceptit ushtarak për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar..!

Diaspora

Sali Çekaj ishte ndër bartësit kryesor të konceptit ushtarak për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar..!

Nga: Teksti dhe fotot: Rexhep ELEZAJ Më: 25 prill 2016 Në ora: 09:39

Kështu u tha në akademinë e mbajtur dje në sallën e Feuerwehrhaus-it në Shtutgart, kushtuar heroit Sali Çekaj në praninë e afër 300 bashkatdhetarëve tanë të cilët kishin ardhur nga shumë lande të Gjermanisë, nga Zvicra dhe Austria për të marrë pjesë në këtë tubim, i organizuar nga Dega e LDK-së në Gjermani bashkë më Nëndega e saj në Baden Württemberg.

Nën moderimin e shkëlqyer të zonjsh. Belona Kastrati, akademia fillojë më intonimin e dy himneve atij kombëtar dhe atë të Dardanisë, “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, në sallën e portretizuar më fotografi të heroit Sali Çekaj si dhe flamuj kombëtar, atë gjerman dhe amerikan, kushtuar figurës së komandantit, intelektualit dhe heroit të luftës në Koshare, Sali Çekaj, i rënë heroikisht në ballë të frontit për lirinë e Kosovës.

Abaz Imeri, kryetar i Nëndegës së LDK-së për BW i përshëndeti të pranishmit, duke i falënderua për pjesëmarrjen e tyre kaq të madhe, ndërsa kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, znj. Donika Gërvalla, në pika të shkurta evokojë çaste të bashkëpunimit dhe punës së saj të përbashkët më Sali Çekajn në Zyrën e LDK-së dhe të Kosovës në Shtutgart, gjatë periudhës 8 vjeçare deri në fillimin e luftës çlirimtare në vitin 1998. Ajo vuri në pah, përpos tjerave, edhe kontributin e tij të madh në organizimin e mërgimtarëve tanë për t’i dalë zot atdheut të okupuar nga regjimi kriminal i Serbisë.

Në vazhdim fjala iu dha deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Anton Quni, njërit nga komandantët e luftës në Koshare, i cili kishte ardhur nga Kosova për të marrë pjesë në këtë akademi, i cili foli për heroizmin, guximin dhe planin ushtarak për rrënimin e kufirit shqiptaro-shqiptar, ku njëri ndër hartuesit ishte edhe Sali Çekaj, fjala e të cilit u përcoll më duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

Më pas u dëgjua kënga e incizuar e tenorit dhe këngëtarit të njohur Shkodran Tolajt, kushtuar dëshmorëve të Kosovës.

Në fjalën e tij mjaftë emocionuese kushtuar mikut dhe bashkëpunëtorit të tij shumë vjeçar, ish kryetari i Degës së LDK-së në Gjermani dhe i Kolegjiumit të gjitha degëve të LDK-së në Evropë dhe botë, z. Hafiz Gagica, theksojë momente mjaft prekëse nga jeta dhe veprimtaria e Sali Çekajt, derisa ai ishte në postin e nënkryetarit të Degës në Gjermani, por edhe si bartës i organizimit ushtarak dhe luftës në Kosovë, më theks të veçantë për vendosmërinë e tij për ta mundur armikun serb në fushëbetejat e luftës çlirimtare në Kosovë, ku Salihu ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm duke u flijuar për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Akademinë e përshëndeti z. Shefqet Dibrani, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, i cili kishte ardhur së bashku më disa bashkëpunëtorë nga Zvicra për të marrë pjesë në këtë tubim përkujtimor kushtuar heroit Sali Çekaj.

Në vazhdim u shfaq një film i shkurtër mbi jetën dhe aktivitetin politik dhe ushtarak të Sali Çekajt, të autorëve Hafiz Gagica dhe Halil Rrustemaj, duke i përfunduar kështu punimet kjo akademi më fjalën përshëndetëse për të pranishmit nga z. Hysen Çekaj, djali i heroit, i cili i falënderojë ata për praninë dhe pjesëmarrjen e tyre në nderim të 17 vjetorit të rënies së babait të tij në luftën legjendare të Koshares..!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat