Ndërroi jetë në Nju Xhersi, në moshën 76 vjeçare Benjamin Cakrrani

Diaspora

Ndërroi jetë në Nju Xhersi, në moshën 76 vjeçare Benjamin Cakrrani

Më: 24 prill 2016 Në ora: 18:16

HACKNESACK NJ : Në datë 19 prill 2016, ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare në spitalin civil në qytetin Hackensack, Bergen County, të New Jersey, Benjamin Kujtim Bektash Bej Cakrrani.

Trupi i tij do të shoqërohet nga familjarët për në varrezat e qytetit të Fierit, Shqipëri, njoftojë në një mesazh të shpërndar për mediat shqiptaro amerikane, një miku e tij në këtë qytet, ish i burgosuri politik Muharrem Hudinishti, i cili ka shkruar edhe një postmourtum :”Dy fjalë të merituara për në amshim”

Të nderuar pjsëmarrës,

I autorizuar nga familja Cakrrani si edhe nga nje detyre e brendeshme si bashke-vuajtesi i te ndjerit Benjamin Cakrrani, po japim dy fjale te merituara per bashkëvuajtësin tonë, edhe birin e familjes së madhe Cakrrani, nga fshati me të njëjtin emër Cakran - Fier e thirur ndryshe edhe si :” Mallkastër e Butë”.

Aty ku jetojë kjo Familje, e Beut të Cakranit, ku ishin martirizuan dhe u torturuan nga bijtë e komunizmit shqipetar, per te vetmen arsye sepse kane thirrur “Rrofte Shqiperia” dhe më shumë se jetën e tyre deshën Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet shqiptare.

Familja Cakrrani, ne periudhat vedimtare , historikisht ka mbajtur mbi shpatulla historine e vendit te vet dhe si e tille nga diktatura komuniste, megjithëse ajo e pësoi ate fat me gjithë egërsinë e saj, dhe të pashpirtë, e anti kombëtare si gjithë ato anëtar të familjes Cakrani dhe sa e sa Familje të mëdha, fisnike dhe patriotte të Shqipërisë, nga Jugu në Veri.

“Komunizmi, i Enver Hoxhës, i vendosur me pushkë, për të mos qëndruar besnik mësimeve dhe sundimit sllavo - komunist, të cilët edhe e sollën në pushtet në 1944, në të ashtuquajturën “Çlirim të Shqipërisë” që në të vërtet ish PUSHTIM i vendit,, në heqjen e lirisë dhe demokracisë, ishte heqje lirie edhe në drejtësinë e familjes Cakrrani.

Benjamini, djali i kesaj familje, u arrestua edhe u denua me dy dekada e gjysme kohe heqje lirie.

Ky kalvar i pambarimte më bashkoi edhe mua autor i kësaj lamtumire për në amshim për bashkëvuajtsin tim, Benjaminin, në burgun famkeq të Spaçit. Benjaminin e kujtojë sot me shpirtin e tij paqësor, per shoket, i cili prodhonte vetëm mirësi, miqësi , edhe dashuri të sinqerte.

Personi i tij nuk kishte as edhe nje kundershtar, por vetëm miq e shok ishin të gjithë për të Ai sa mundeshe, u jepte shokeve (veçmas te rinjeve), atdhedashuri, patriotizëm, edukim edhe kulture, qe ata mos te humbisnin ate qe nuk e gjenin dot kurre. Pra nderin edhe karakterin njerezor.

Benin, e karakterizonte kurajoja per te kaluar veshtiresite.

Kapitullimi i komunizmit Benit i dha lirine. Ai u kthye ne familje pas shtatembedhjet vjet e gjysme kohe te humbur. Tanime ne kushte te veshtira ekonomike-shoqerore Beni ndertoi familje duke vene kurore me Emine Mamo. Nga kjo kurore linden dy vajza Juxhesta edhe Era, bija keto te mrekullueshme qe u bene stolia shpirterore e ciftit martesor.

Familja e Benjaminit u shtua, u be me kater pjestare. Kjo nje familje normale qe ne perpjekje per te gjetur nje jete me te mire,autostrada e jetes i çoi ketu ne token e premtuar ne SHBA.

Benjamini iu kushtua rritjes edhe shkollimit te vajzave edhe ju gezohej rezultateve te shkelqyera te tyre ne shkolle.

Benjamini nderroi jete ne nje kohe, kur vajzat e tij e quajne te parakoheshme mbasi kerkonin qe babes te tyre te mrekullueshem ti jepnin me shume gezime deri sa ai te perfitonte privilegjin e te qenurit gjysh.

Zotit i qofshim fale:

Ai ka rezervuar sukseset e vjazave qe ne jeten e tyre ti japin gezime te shumfishta nenes se tyre Eminese.

Benjamin! Ne emrin tim dhe te familjes time jam ketu te te them lamtumiren e fundit.

-Beni! Do te te duam kur ti te percillesh per ne banesen e fundit te mos derdhen lote grarie sepse vdekja jote eshte e lumtur tani ne fundit e asaj jetes tende te mireperdorur.

-Ashtu edhe ti o shpirt bujar derdhe energjine e jetes tende per te kerkuar liri edhe drejtesi.

-Beni! Sipas amanetit tend bashkeshortja tende e nderuar dhe vajzat e tua engjellore do te te shpien te flesh shume i qete ne token Shqipetare, qe ti e deshe gjithe jeten me teper sesa shpirti.

– Shpirti jot u prefte ne paqe ! Lamtumire !

Muharrem Xhydollari - New Jersey 24 Prill 2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat