Ingolstadt: Shqiptari pasi rrahu serbin, përleshet edhe me bashkëkombasin

Diaspora

Ingolstadt: Shqiptari pasi rrahu serbin, përleshet edhe me bashkëkombasin

Më: 23 prill 2016 Në ora: 17:24

Natën e së premtes ka ndodhur një përleshje mes shumë personave në kampin e refugjatëve të Marie-Curie-Straße të Ingolstadt.

Sipas mediave gjermane, një 26 vjeçar shqiptar kishte rrahur me grushta një 37 vjeçar serb. Ky i fundit kishte ikur duke u mbyllur në dhomën e tij. Megjithatë shqiptari duke tentuar ta hapë me dhunë dhomën, aty është përleshur edhe me një bashkëkombas nga Kosova (18), duke e goditur disa herë me sende metalike, përcjell botasot.info.

Alarmimi i policisë e ka arrestuar shqiptarin agresiv. Ai e ka kaluar natën në inspektoriatin e policisë së Ingolstadt. Ai akuzohet për plagosje me dashje./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat