SHBA: Hillary Clinton, bënë suprizë në bizneset shqiptare - viziton dy restaurantet e familjeve shqiptare në Pennsylvania

Diaspora

SHBA: Hillary Clinton, bënë suprizë në bizneset shqiptare - viziton dy restaurantet e familjeve shqiptare në Pennsylvania

Nga: Beqir SINA - New York Më: 23 prill 2016 Në ora: 16:39

SCRANTON PA : Pennsylvania, Maryland, Connecticut, Delaware dhe Rhode Island do të votojnë të martën në atë, që janë konsideruar si “shumë të dyshimta” në "Acela primare", duke iu lënë të dy kandidatëve potencial - Clinton dhe Trump, një terren të përshtatur edhe për fushatat e tyre, mbas New Yorkut, ku ta fituan thellë.

Gjatë fushatës së votimeve, në 5 shtetet e vargut të Bregut Lindor(Pennsylvania, Maryland, Connecticut, Delaware dhe Rhode Island), për të martën, (26 Prill), që është duke u zhvilluar në SHBA mes Republikanëve dhe Demokratëve për votimet brenda partiake - (primary të kandidatëve për president në zgjedhjet e nëntorit), të këtij viti, ish-Sekretarja e Shtetit dhe kandidatja e fuqishme për Presidente, Hillary Clinton, nga partia Demokrate, mbasi fitojë bindshëm New Yorkun, e ka përqendruar fushatën e saj, së bashku me ish Presidentin Clinton, bashkëshortin e saj, në shtetin e Komunuelthit (Commonwealth) Pennsylvania, në takimet e drejtëpërdrejt me votuesit e saj.

Simbas, medias sociale , rrjetit shoqëror Facebook, ish Zonja e Parë, mikja e madhe shqiptarëve, mbasi mori mbështetjen e madhe të mijëra shqiptarëve të New Yorkut, gjatë këtyre ditëve, duket se ka kërkuar të njëjtë gjë me mbështetjen e shqiptarëve në Pennsylvania.

Sidomos, atyre të komunitetit shqiptarë, në Filadelfia, dhe zonat për rreth, ku jeton një komunitetet mjaft i madh shqiptarë.

Dje, para, fjalimit të saj në qytetin Dunmore, Hillary Clinton, u ndal në dy restorantet e shqiptarëve në këtë, qytet i cilësuar “Qyteti i dritave”, të cilët janë të njohur, në të gjithë qytetin për gatimet e specialiteve të restoranteve italiane, në qytetin e tyre.

Clinton, trasmetojë televizioni TV6abc, i Filadelfias, u bashkua me dy vëllezërit pronarët e restorantit në Casa Bella Ristorante, në orën 7:30 të darkës, duke marrë një pritje të madhe entusiaste, nga pronarët e saj dhe klientët e shumtë.

Clinton, pothuajse, ka shtrënguar duart dhe bëri nga një selfie për të kënaqur secilin prej tyre, dhe foli me disa prej tyre, duke u kërkuar mbështetjen .

Duke pas parasyshë, se ajo po vizitonte lokalet dhe bizneset e emigrantëve, lidhur me dekleratat e kandidatit Republikan Donald Trump, Hillary, tha se :”Unë nuk jam duke shkuar për t'u përgjigjur në atë që ai tha për mua, në New York. Unë do të përgjigjem gjithashtu, për atë që ai ka thënë për gratë në përgjithësi. Unë do të përgjigjem edhe për atë që ai ka thënë në lidhje me emigrantët. Unë do të përgjigjem, për atë që ai ka thënë për myslimanët. Unë do të përgjigjem, në emër të të gjithë njerëzve që kanë qenë cak i urrejtjes së tij dhe demagogji e tij ", tha zonja Klinton në një restorant këtu në Jenkintown, duke vizituar bizneset emeigrantëve shqiptarë në Pennsylvania.

Clinton, ka marrë kështu edhe një shans tjeter për të u takuar me shqiptarët për rreth njëzet minuta, edhe në lokalin e një familje shqiptare nga Kosova, në qytetin Scranton, i cili është qyteti i gjashtë më i madh në Bashkësinë e Pensilvanisë pas Filadelfia, Pitsburg,Allentown, Erie, duke vizituar restaurantin e një familje shqiptare, që thuhet se jeton në këtë qytet, për më shumë se 26 vite.

Simbas, faqes së internetit, “Hogoshti-vendlindja ime”, Hillary Clinton, gjatë vizitës në këtë qytet Scranton, të Pennsylvanias, eshtë takuar me pronarët e restaurantit, dhe anëtarët e familjes, Kadri e Fatmir Murtaj, që jetojnë në Scranton të Pensilvanisë, dhe që janë pronarët e restaurantit, kështu tē paktën kanë shkruar ata në profilin e tyre në Facebook, duke thënë se eshte pak personale por ata duan t’a ndaj me të gjithë, kënaqësinë e tyre, shkruajn ata : duke thënë “se ndihemi krenar për vizitën që Hillary, na ka bërë në restorantin tonë”.

·

Më tej ata shkruajnë se” Sot në restorantin e familjes tonë në Amërikë, na nderoi me prezencën e saj zonja Hillari Klinkton. Ndihemi krenar që zgjodhi pikërisht restorantin e një shqiptari aq më shumë një Hogoshtasi (Komuna e Kamenicës -Kosovë) ( Kadri e Fatmir Murtaj pronarët e restorantit), kanë thënë ata.

Valdrinë Dërmaku, ka lënë një shënim në statusin e tyre në Facebook, duke thënë se:” Në luftën e fundit të Kosovës me kontributin, që ka dhën familja Klinton për Kosovë,shpresojmë që edhe mërgata jonë e cila gjindet atje në SHBA, të ja kthejn me respekt në zgjedhjet, që do të mbahen atje respekt për familjen Klinkton…..” shkruan Dërmaku.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat