Familja katërnjake shqiptare duhet të dëbohet

Diaspora

Familja katërnjake shqiptare duhet të dëbohet

Nga: Fitim Dika Më: 23 prill 2016 Në ora: 15:55

Në klinikën spitalore Jena ndodhi një fat. Në 16 tetor 2015 erdhën në jetë katërnjakë nga Oltjana Koci (26). Të katër të shëndetshëm. Babai i tyre Vebi Keta (37) u gëzua shumë, por tani atë dhe familjen e tij u kërcënohet dëbimi, shkruan bild.de.

Ndërkohë ata janë zhvendosur nga kampi i refugjatëve në një shtëpi 65 metra katrorësh në qarkun e Winzerla.

„Ne u jemi shumë falenderues“, thotë Vebi Keta. Me siguri gruaja ime nuk do i mbijetonte lindjes në Shqipëri. Tani tre motrat Olivia, Amelia, Xhesika dhe vëllai Frederic i qeshin fatit, përcjell botasot.info. Lajmin e dëbimit e ka njoftuar vetë Oltjana Koci, sipas së cilës autoritetet i kanë argumentuar se “Shqipëria është vend me origjinë të sigurtë,” andaj nuk mund të shtyhej njohja e azilit.

Në vendlindje ka frikë për katër të vegjlit edhe vetë nëna. Megjithatë familja shqiptare ka një mbështetës dhe ajo është priftëresha Friederike Costa (50) e cila, mendon se katër foshnjat nuk janë gati për udhëtime. Me siguri e ardhmja e tyre do vendoset pas pak ditësh./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat