“Breakdance”: Djaloshi gjakovar Buhalla, çmend të pranishmit

Diaspora

“Breakdance”: Djaloshi gjakovar Buhalla, çmend të pranishmit

Më: 23 prill 2016 Në ora: 12:24

Prej vitit të kaluar në evenimentin e kërcimit Breakdance-Event në qytetin gjerman Bad Buchau, trajneri Marco Rodriguez ishte impresionuar me nxënësin e tij, dhjetëvjeçarin nga Gjakova ,Meriton Buhalla. Megjithatë familja e tij duhet të kthehet vullnetarisht në Kosovë, për tu përshëndetur nga Breakdancern, shkruan media schwaebische.de. Edhe vëllai më i madh i Meritonit, është i befasuar nga suksesi i tij dhe thotë duke qeshur se - “gjithë kohën është duke kërcyer në shtëpi.”

Vetëm se ai me katër vëllezërit dhe motrat duhet të fluturojnë për në Kosovë, pasi babain e kanë të sëmurë. Ata nuk janë dëbuar, por largohen vullnetarisht, përcjell botasot.info. Ata jetojnë 15 muaj në Gjermani, ku flasin perfekt gjermanisht, bile Meritoni edhe dialektin e shvabëve. Kishin ardhë si azilantë.

Ai do kërcejë edhe njëherë para publikut gjerman ku do jetë edhe trajneri dhe familja. Por sido që të jetë, ai do vijojë edhe me kërcimin në Gjakovë.

Mbase do kthehet edhe njëherë, për të performuar kërcimin sëbashku me trajnerin e tij të parë Marco Rodriguez, ai që ia dha shkëndijat e para të suksesit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat