Autoritetet e sigurisë ndalojnë protestën e “zviceranëve muslimanë”

Diaspora

Autoritetet e sigurisë ndalojnë protestën e “zviceranëve muslimanë”

Më: 23 prill 2016 Në ora: 11:07

Instituti i përbërë kryesisht prej zviceranëve të konvertuar në muslimanë, IZRS, kanë dashur të organizojnë një protestë paqësore kundër terrorit të ISIS. Megjithatë qyteti i Bernit e ka ndaluar një gjë të tillë me pretekstin se ky institucion është pjesë e radikalëve muslimanë.

“Ne nuk lejojmë protesta të IZRS në publik. Organizata në fjalë ka një ideologji radikale,” tha drejtori i sigurisë në Bernë, Reto Nause, të premten. Vendimin e kanë mbështetur edhe organizata për Përparimin e Islamit, ku bën pjesë edhe shqiptarja Valentina Smajli.

“Atje janë gjithë predikuesit të ideologjisë selefiste. Qëllimi i tyre është të sjellin sheriatin. Ata bashkëpunojnë me grupe selefiste përtej detit dhe Shqipërisë,” ka thënë Saïda Keller-Messahli nga organizata e Përparimit të Islamit.

IZRS ka pasur kritika të shumta edhe nga mediat zvicerane. Sipas blick.ch, kjo organizatë e përbërë nga zviceranët e konvertuar shpesh ka hasur në mospajtime me muslimanët e ardhur./Bota sot

Lexo edhe: "Shtrëngimi i duarve": Muslimanët e ardhur kundër zviceranëve të konvertuar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat