Jazzahead do ishte e pakuptimtë pa Elina Duni

Diaspora

Jazzahead do ishte e pakuptimtë pa Elina Duni

Nga: F.D. Më: 23 prill 2016 Në ora: 10:35

Shqiptarët janë ndër grupet më të mëdha etnike në Zvicër, duke emigruar pas luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë. Megjithatë historia e Elina Dunit duket më ndryshe. Ajo ka lindur në 1981 në Tiranë, ndërsa pas rënies së komunizmit erdhi në Zvicër në moshën dhjetëvjeçare. Ajo ka një ndër zërat më potentë dhe rrjedh nga një familje artistësh. Ka jetuar në Lucern dhe Gjenevë duke studiuar muzikën. Ajo këndon edhe muzikën folklorike shqiptare, përkundër dëshirës së prindërve, që mendojnë se ata i shërbenin sistemit komunist.

Sot Elida Duni është ndër këngëtaret më të njohura të xhazit në Zvicër, ku sëbashku me këngëtarë tjerë ballkanikë, luajnë rolin kryesor në festivalin e Jazzahead, Bremen e cila mbahet nga 21 deri në 24 prill./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat