Tirol: I riu gjerman vdes pas aksidentimit me kamionin e 44 vjeçarit shqiptar

Diaspora

Tirol: I riu gjerman vdes pas aksidentimit me kamionin e 44 vjeçarit shqiptar

Më: 22 prill 2016 Në ora: 22:52

Një 19 vjeçar gjerman që udhëtonte me motor është përplasur për vdekje me një kamion që vozitej prej një 44 vjeçar shqiptar nga Kosova.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Niederndorferberg në qarkun Tiroler, të premten mbasdite, shkruan oe24.at. Sipas policisë i riu gjerman udhëtonte në rrugën Wildbichler Straße (B175) ku pas një kthese të lehtë u përplas për arsye akoma të paqarta me kamionin.

Ai vdiq më vonë në klinikën Rosenheim, ku kishte fluturuar drejt Bajernit. Shoferi shqiptari ka mbetur i paplagosur./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat