Martin Shkrelit i vidhen 15 milion dollarë

Diaspora

Martin Shkrelit i vidhen 15 milion dollarë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 22:42

Shqiptari më i urryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Shkreli para disa ditësh i bëri një ofertë reperit amerikan Kanye West, duke i ofruar 10 milionë Dollarë, që albumin më të fundit ‘The Life of Pablo’ të këngëtarit ta kishte vetëm Shkreli.

Sipas postimeve të tij në Twitter, duket se i ka ardhur një përgjigje, ku i kërkonte 15 milionë Dollarë, që reperi Kanye mos ta nxirrte në shitje albumin e tij për publikun e gjerë.

Kështu, 34-vjeçari pagoi shumën marramendëse për të patur të drejtat ekskluzive të albumit të burrit të Kim Kardashian, Kanye West.

Shumën prej 15 milionë Dollarë, Martin Shkreli e pagoi duke përdorur Bitcoin, monedhë virtuale. Por, sipas gjasave, ai është mashtruar, pasi personi të cilit i pagoi paratë nuk e di se kush është.

Shkreli shkruan në Twitter, se një person që iu prezantua si pjestar i stafit të reperit West, i kishte kërkuar që të nënshkruante marrëveshjen dhe kështu Shkreli i dërgoi paratë.

Por, zbuloi se ishte një mashtrim dhe tashmë kërkon të gjejë personin që i ka marrë 15 milionë Dollarët!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat