Atë Gjergj Fishta filozof, ideolog kombëtar dhe vizionar

Diaspora

Atë Gjergj Fishta filozof, ideolog kombëtar dhe vizionar

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 17:01

Shoqata e intelektualëve mbarë shqiptarë Trojet e Arbrit tani e dymbëdhjetë vjet më radhë në mënyrë intenzive është duke e bërë ndriçimin e Historisë Shqiptare, më mbajtjen e Sesioneve Shkencore dhe akademive në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora atdhetare. Edhe këtë vit keemi vendosur që të mbajmë një Sesion Shkencor të posaçëm . Sesioni Shkencor mbahet me temën : ,, ATË GJERGJ FISHTA FILOZOF, IDEOLOG KOMBËTAR DHE VIZIONAR .’’

Në këtë Sesion Shkencor do të flitet nga të gjithë studiuesit e të gjitha trojeve shqiptare për ideologun e popullit shqiptar që u la në harresë gjatë kohës së komunizmit pansllavist në trojet shqiptare e ku quditërisht kjo harresë vazhdoj me ndonjë përkujtim të vogël edhe në vitet postkomuniste.Shoqata e Intelektualve mbarshqiptar Trojet e Arbërit në këtë sesion shkencor planifikon që të marrin pjesë 25 studiues nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora atdhetare. Në pjesën e dytë të sesionit shkencor Kryesia e Shoqatës Trojet e Arbërit ka vendosur ta mbaj një Akademi Shkencore me rastin e 70 vjetorit të lindjes së prof . dr. Muhamet Shatrit – kryetarit tonë shumë vjeçar i cili edhe pse në kushte mjaft të vështira për dymbëdhjetë vjet më radhë e udhëhoqi në rrugën e drejtë shkencore dhe kombëtare Shoqatën Gjithshqiptare Trojet e Arbrit, e ku nën udhëheqjën e prof . dr. Muhamet Shatrit kjo shoqatë mbajti trembëdhjetë Sesione Shkencore, tetë Akademi dhe ka botuar dymbëdhjetë vepra Enciklopedike të Historisë Shqiptare për dymbëdhjetë vjet më radhë.

Sesioni Shkencor do të mbahët më , 31 Korrik 2016 në Lokalet e Banjës Nëna Naile në Kllokot dhe fillon nga ora 10 (paradite) . Ftojmë të gjithë studiuesit e Atë Gjergj Fishtës që paraqitjet e tyre për pjesëmarrje në Sesionin Shkencor ta bëjnë në këto adresa:
[email protected]
[email protected]
Në emër të Shoqatës së Intelektualëve Mbarshqiptarë Trojet e Arbrit:
Mr.sc. Nue Oroshi nënkryetar
Mr.sc Besim Morina sekretar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat