Liechtensteini i shqetësuar me kërkesën e azilantëve shqiptarë

Diaspora

Liechtensteini i shqetësuar me kërkesën e azilantëve shqiptarë

Nga: F.D. Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:46

Kriza e refugjatëve nuk ka prekur vetëm Gjermaninë, Austrinë dhe Suedinë, por edhe Liechtensteinin e vogël mes Austrisë dhe Zvicrës. Gjatë 2015 ajo ka pritur 154 azilkërkues, por për dallim nga Siria dhe Iraku, refugjatët e vendit malor kanë qenë kryesisht shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe pak serbë dhe maqedonas, njofton nzz.ch.

Andaj ministri i brendshëm i vendit, Thomas Zwiefelhofer , kërkon që të ashpërsohen ligjet, duke mos pranuar refugjatë për arsye ekonomike dhe që kërkojnë të mjekohen, përcjell Bota sot.

Nëse ndonjë azilant është refuzuar në Zvicër, automatikisht don të thotë se është refuzuar edhe në Lichtenstein./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat