Magdici kishte dashuruar edhe një shqiptar kriminel, përpara se të lironte gardianin sirian

Diaspora

Magdici kishte dashuruar edhe një shqiptar kriminel, përpara se të lironte gardianin sirian

Nga: F.D. Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 11:28

Gardianja e burgut, Angela Magdici, 32 vjeçare, është bërë sebep që të lirojë nga burgu sirianin, Hasan Kiko, 27 vjeç, në natën mes të hënës dhe të martës, shkruan tabloidi zviceran, Blick.ch. Duke përbërë lajmin kryesor në Zvicër, mediat zvicerane kanë ndarë histori të ndryshme të saj, duke marrë në intervistë të afërmit e saj, mes tyre edhe bashkëshortin.

Ky i fundit kishte deklaruar se ishte çuditur kur kishte parë mesazhe në gjuhën arabe të e dashura e tij, por nuk i kishte shkuar mendja deri te kjo që kishte ndodhur.

Momentalisht Magdici dhe Hassani janë në arrati, duke u larguar me BMë X1, ZH 528 411 , drejt Italisë, sipas njoftimeve paraprake.

Siriani Hassan, ishte i dënuar për katër vjet, shkaku i përdhunimit. Kjo ka tronditur burgjet e Zvicrës, pasi një e treta e punonjësve të gardianëve janë të gjinisë femërore.

Nuk është aventura e parë, ajo kishte dashuruar një kriminel shqiptar

Para disa vitesh ajo kishte dashuruar një shqiptar nga Kosova që i dërgonte ushqime dhe paketime vëllait të tij, që ishte dënuar më vrasjen e gruas, ndërsa ai vetë për shpërndarje të drogës. Vëllai i tij ndodhej në burgun Pöschëies në Regensdorf ZH.

Ajo kishte tentuar që me shqiptarët të hapte një treg të zi të shpërndarjes së drogës, përcjell Bota sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat