Nënë Tereza - gjithmonë më e dashur dhe e ngrohtë me shqiptarët e Amerikës!

Diaspora

Nënë Tereza - gjithmonë më e dashur dhe e ngrohtë me shqiptarët e Amerikës!

Nga: Beqir SINA - New York Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:32

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza, bija shqiptare e cila lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse, më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Kurse, vetë Ati i Shejtë Papa Francisku, ka thënë se Nënë Tereza -tani do shpallet shenjtore në shtator të vitit 2016. - Ku me shumë gjasë do jetë 4 shtatori, i këtij viti dita e shenjtërimit të saj.

Nënë Tereza, e cila ka qenë gjithmonë e dashur dhe ngrohtë me shqiptarët e Amerikës , sikur ajo t'a ndjente se Shqipëria po hapej dhe rregjemi komuniste i Enver Hoxhës, po binte, u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.

Vetë, presidenti i 42-të, i SHBA, -Bill Clinton - është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri t’a dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Nënë Tereza e tha me gojën e saj, e foli shqip; “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit.”

Në 1991, Nënë Tereza - kthehet për herë të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri, me hapjen e dyerve të saj në vendin e prindërve - nga Presidenti i parë demokrat e Shqipërisë Dr, Sali Berisha dhe nën kujdesin e treguar nga ish- “Zonja e Parë” znj. Liri Berisha.

Deri më 1996, Nënë Tereza - ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, të njohura si Bamiresia e Misionareve të Nënë Terezës, ajo u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën.

Shtëpia e parë e Misionarë të Bamirësisë, u ngritë në Shtetet e Bashkuara dhe ishte themeluar në Bronksin e Jugut, një qytet, ky, që kishte qysh në atë kohë edhe numërin më të madh të emigrantëve shqiptarë - sidomos anga at të arratisurit nga rregjimi i egër komunistë i Enver Hoxhës në Shqipëri, dhe ai brutal sllavo komunistë - Jugosllavë, në Kosovë e trevat shqiptare.

Musli Mulosmani i cili është një veteran i Mbretërisë Shqiptare në mërgim, besnik i Mbretit Zog, si familje, dhe jeton prej më shumë se 5 dekada në qytetin e Nju Jorkut, në Lumturimin e Nanë Terezes, 13 vjetë më parë duke i dorëzuar gazetës “Bota sot” një artikull të shkruar në më shumë se katër dekada më parë, nga znj. Lume Musa Juka, në gazetën “Atdheu”, e cila ka qenë dëshmitare e vizitës së Nënë Terezës, dhe bisedës në Mbretëreshën Geraldinë, shkurtimisht, kishte sjell origjinale atë çfarë biseduan dy gratë e “mbretërive” të ndryshme, njëra e tokës dhe tjetra e qiellit.

Aty thuhej se : Nënë Tereza, i shpreh Mbretëreshës Geraldinë, dëshirën për t’u kthyer në Atdhe, në Shqipëri, se si ajo lutej te Zoti për shqiptarët, dhe familjen mbretërore, për gjendjen e familjes së saj lënë në Shqipëri, për Kosovën dhe shqiptarët, kudo në botë, dhe ndjeshmërinë për botën moderne të Amerikës në atë kohë".

Mulosmani anëtar i Senatit të ish Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit në Mërgim, sot PLL, ka postuar në profilin e tij “Facebook”, një fotografi nga ato që që me të drejtë janë të rralla për ne shqiptarët, mbasi ai është sot një prej atyre shqiptarëve të Amerikës, që ka pasur rastin të takohet me Nëna Terezen- në Nju Jork, më Korrik 1988.

“ Sot, kur kan kaluar 28 vjetë - kur e takova Nënë Tezen, bijën shqiptare dhe Nënën e gjithë, botës mes gjithë atyre njerëzve të tjerë, thotë ai, shumica ishin shqiptarë, dhe, kurrë nuk mundet t’a besojë se sa e thjeshtë dhe e dashur ishte ajo. Ndërkohë, që shumica e njerëzve bënin ç’ishte e mundur vetëm për ta parë dhe takuar atë sikur edhe për pak çaste, dhe të merrnin një fotografi të paharrueshme, me të, një prej gjërave që më preku më shumë rreth saj ishte se ajo ishte shumë e thjeshtë, e komunikueshme dhe një njeri i zakonshëm” thotë Mulosmani kur të tregonë për atë takim.

Ai më pas u rikthet kujtimeve të tij duke thënë :”Nëse, do të ndodheshe afër Nënë Terezës, atëhere, dhe do t’i tregoje duke folur shqip se ishe shqiptarë, ajo menjëherë do të buzqeshte dhe shtrëngonte dorën - do të hapte zemrën me një ngrohtësi e dashuri të paparë ndonjëherë duke marrë edhe bekimin e saj nga Zoti!-“

Kështu, që si shqiptarë, rrefen ai në mesin e gjithë atyre njerëzve - “t’i vetëm se kishe folur shqip do të ishe më i përzgjedhuri prej saj për t’u takuar dhe dalë në fotografi me Nëna Terezen - aqsa që njerëzit për-rreth teje, dhe ata që nuk e dinë origjinën e saj - dhe prisnin me orë për tu takuar e shtrengur dorën, pra për të marrë bekimin e saj - “bëheshin “xheloz” dhe pyesnin përse ne shqiptarët ishim të preferuarit e Nëna Terezes, në këto takime ”

Ky takim dhe dashuria e saj për ne shqiptarët e Nëna Terezes , tregon Musli Mulosmani - i cili është një veteran i Mbretërisë Shqiptare në mërgim, besnik i Mbretit Zog, si familje, përkoi me një periudhë në të cilën shqiptarët vuanin shumë pasojat e rregjimeve komunsite: Shqipëria, ishte ende nën sundimin ëgër të regjimit komunist për gati 50 vjet, shqiptarët në Kosovë, shtypeshin për vite me radhë, nga sundimi sllavo komunistë nën të ashtuquajturën “Jugosllavi”, që nuk egzitonë më mbas shpërbërjes së saj - “Por, kujton Mulosmani, kur flisje me të, dhe i tregoje se ishe shqiptarë, ajo fliste edhe rreth vuajtjeve të shqiptarëve, rreth shkeljes së të drejtave të tyre në bazë etnike në Kosovë, e trevat shqiptare dhe rreth Shqipërisë, ”

Kështu , Mulosmani nuk harron të kujtojë edhe atë siç është rasti edhe me takimin në Nju Jork, dhe bisedës me Mbretëreshën Geraldinë, për atë çfarë biseduan dy gratë e “mbretërive” të ndryshme, njëra e tokës dhe tjetra e qiellit.

“Nënë Tereza, i shpreh Mbretëreshës Geraldinë dëshirën për t’u kthyer në atdhe, në Shqipëri, se si ajo lutej te Zoti për familjen mbretërore, për gjendjen e familjes së saj lënë në Shqipëri - për të drejtat e shqiptarëve, në Kosovë, dhe trojet shqiptare, dhe ndjeshmërinë për botën moderne të Amerikës në atë kohë”.

Misioni i saj ishte të transmetonte dashurinë dhe kujdesin e Zotit për njerëzit dhe kjo ishte mënyra e saj për të përhapur dashurinë mes njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat