Shqiptari therri për vdekje shqiptarin tjetër në Lutjenburg, Gjermani

Diaspora

Shqiptari therri për vdekje shqiptarin tjetër në Lutjenburg, Gjermani

Nga: F.D. Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 09:28

Krahas dy shqiptarëve të përfshirë në përleshjen dramatike, ka pasur edhe një person tjetër që ka jetuar me ta, në katin më të lartë të banesës në qytetin gjerman Lutjenburg. Sipas zuerst.de ata ishin azilkërkues dhe paguanin rregullisht qiranë, ndërsa dukeshin të varfër.

Policia ka marrë lajmin rreth orës 3 të së enjtes, se një person i plagosur me thikë është shtrirë në apartament. Kur erdhi urgjenca mjekësore dhe policia, 34 vjeçari shqiptar ishte i vdekur, ndërsa vrasësi 29 vjeçar u arrestua. Personi i tretë që bashkëjetonte me ta, 24 vjeçar, është marrë nga policia si dëshmitar, përcjell Bota sot.

Pak përpara tragjedisë ishin dëgjuar zhurma të mëdha, me gjasë shqiptari kishte kërkuar ndihmat e fundit. “Sikur luanin nga vendet mobileritë,” thotë një grua fqinje. “Më pas dëgjoheshin të bërtitura - nuk dua të iki jashtë Gjermanisë.”

Momentalisht akoma nuk dihet shkaqet që sollën tragjedinë mes shqiptarëve në Gjermani./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat