NZZ vlerëson lartë kreacionet e Flaka Jahaj

Diaspora

NZZ vlerëson lartë kreacionet e Flaka Jahaj

Nga: F.D. Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:47

Në edicionin e nëntë të “Mode Suisse” ka prezantuar edhe shqiptarja që jeton dhe vepron në Zvicër, Flaka Jahaj. Kreatorja nga Cyrihu ka spikatur me koleksionin e ri të modës dhe ka marrë vlerësimë të mëdha nga ekspertët e modës, duke shkruar edhe një artikull për të, gazeta më e lexuar zvicerane NZZ, përcjell Bota sot.

Gazeta zviceranë përveç shkrimit të gjatë ka vendosur fotot e saj në ballinë.

“Kreacionet e punuara më dorë nga “Iahai” kanë befasuar, sidomos kombinimi më pëlhura shumë ngjyrëshe apo edhe kreacioni më katrore të kombinuar më ngjyrë portokalli”, shkruan nzz.ch.

Kreatorja me origjinë nga Prishtina, ka hapur koleksionin e saj edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Flaka ka përfunduar studimet master për dizajnë të modës në Paris dhe Londër, ndërsa puna e saj është shpërblyer më çmime të ndryshme, ku më i rëndësishmi ishte vendi i parë në “Swiss Design Awards 2014”.

Përveç vajzës së talentuar nga Prishtina, në “Mode Suisse” morrën pjesë edhe Claudia Zuber, Adrian Reber, Julian Zigerli dhe En Soie ./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat