New York Përkujtohet 9 - vjetori i vdekjes, të nacionalistit, antikomunistit, krye legalistit për disa dekada dhe fisnikut, Dr Fuat Myftisë, në Amerikë (Foto)

Diaspora

New York Përkujtohet 9 - vjetori i vdekjes, të nacionalistit, antikomunistit, krye legalistit për disa dekada dhe fisnikut, Dr Fuat Myftisë, në Amerikë (Foto)

Nga: Beqir SINA, Nju Jork, SHBA Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 12:13

QUEENS - NEW YORK: Teksa turma e njërëzve kokëulur, po i drejtohej varrezave në atë pejsazh të acart dimri, mbuluar me borë dhe fëshfirimat e një të ftohti polar, për të përcjell bashkëluftëtarin dhe bashkëpuntorin e tyre, mbretërorin e kulluar, dr Fuad Myftinë, mu kujtua sesa vështirë, ka qënë jeta e këtyre njërëzve. Ajo është e mbushur plot vuajtje dhe sakrifica. Ajo ka qënë rruga e këtyre shqiptarëve, prej kur i kthyen shpinën vendit të tyre, prej kur Shqipërinë, e pushtoi komunizimi, e deri kur u përrmbys.

Por, ajo që të mendohesh kur ndodhesh mes këtyre njërëzve, është se me njëherë të kujtohet, se në këtë segment kohor, kur ndahesh njëher e përgjithmon nga këta shqiptarë, sesa lartësohet mbi të gjitha figura, dhe në veçanti, vepra e roli, kontributi i tyre, për atë ata çfarë bënë për vendin tonë. Duke na e lënë të gjallë ndjenjën e thellë të patriotizmit dhe atdhedashurisë!

Të cilat, futur thell në zëmren e mendjen e tyre, të lindur e rritur me bindje, e ideale të pastra kombëtare, kanë shtruar atë fije të artë drite, nëpër të cilën kanë ecur këta burra, mbretënor, legalistët, në mërgim, por jo vetëm këta; të gjithë shqiptarët, atdhetarë, patriotë e demokratë, të gjithë ata shqiptar që luftuan, sakrifikuan rrugëve të botës, se e duan Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë, e të gjitha viset shqiptare, atë vend të bekuar.

Fije e artë e tyre e ka zanafillën, tek familja e tyre fisnike, tek kombi, tek idealet dhe iluminizmi i rilindasve tanë të mëdhenj, tek filozofia e Sami Frashërit, tek poezia e Naimit, shqiptarizma e Vaso Pashës dhe Fishtës, e deri tek fjalët që Ismail Qemali, i thotë Ahmet Zogut, të gjunjëzuar para flamurit: "Ngrihu biri im. Këtu na sollën idealet dhe mesimet e gjyshit tënd Xhelal Pashes, amanetin e të cilit, po e çojmë në vend sot..."

Një nga veteranët e dispaorës në Amerikë,figurë e njohur kjo e çështjes kombëtare në mërgim, u nda nga jeta si sot 9 vjetë më parë në moshën 83 - vejçare(1924-2007).

Duke lënë pas vetes gruan dhe dy vajzat. Mbretnori shëmbullor, ish sekretari i Përgjithëshëm i Ogranizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit dr Fuad Myftia, i biri i Sali Efendi Myftisë, Kryemyftiu i Prefekturave të Shkodrës dhe të Kosovës. Atë me lot dhe hidhërim të thellë për tre ditë me rradhe në shtëpinë mortore "Schwartz Brothers Funeral Home", në Kuins- Nju Jork, e përcollën familja Myftia, miq, shok, bashkëluftëtar, bashkëpuntor, dhjetra e dhjetra njërëz, bënë homazhe, vendosën kurora me lule të freskta dhe e përcollën për jetën e pasosur arkivolin mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e pajetë të dr Fuad Myftisë.

Ceremonia mortore:

Tomorr Selmani, Sekretar i Përgjithshëm i PLL, për SHBA-s, udhëhoqi ceremonin mortore, e cili e lartësoi në të gjitha shikimet edhe më shumë figurën e këtij patrioti të madh, besnik i mbretit Zog. Ndërsa, Lutjen fetare, sipas ritit musliman e kreu Imam Isuf Balaj. Fjala kryesore, u mbajt nga veterani legalist Enver Shaska( ka vdekur dy vjet më parë ne Queens - New York). I ndjeri foli atëhere duke kaluar nëpër labirithinet, të cilat Shaska, e kishte njohur për herë të parë dr Myftinë. Aty zbulohej qart flakadani i Shqipërisë Etnike, lufta, sakrifica, e kontributi it i Myftisë.

Kurse, kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, z Agim Karagjozi,( sot President i Përjetshëm i Varës) përshendeti dhe shprehu ngushllimet e tij në emër të Vatrës. Ish- Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike zoti Agim Rexhaj ( sot nën kryetari i Vatrës)- tregojë për lidhjet e tij me Dr. Fuad Myftinë, duke e cilësuar atë si një shqiptar të mirë - si një kosovar të mirë. Mendimeve të oratorve iu bashkëngjitë në foltoren e ceremonisë edhe n/kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, dr Gjon Buçaj( sot kryetari i Vatrës), si mik e shok i vjetër Myftisë. Për njohjen si bashkëqytetar foli më pasë edhe Muhamet Omari.

Muharrem Udenishti(Xhudo) në emër të një grupi legalistësh nga Nju Jersi, tha se i autorizuar nga ky grup, nacionalistash, pro mbretëor, që vjen nga Jug-Lindja e Shqipërisë, për të mbajtur gjallë kujtimin e figurave të shquara shqiptare, të cilat, kanë dhë kontributin qoftë edhe me sakrifica sublime për interesat e kombit shqiptar, sot, ndajmë dhimbjen e përbashkët për humbjen e dr Fuad Myftisë, i cili ka qënë nga shtyllat bazë në Emigracion jashtë Atdheut, tonë Shqipërisë.

Sali Bollati i shoqatës Çamëria, dega e Nju Jorkut, i mbijetuari i gjenocidit çamë, si përfaqësues i komunitetit çamë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se shëmbylltyra e këtyre njërëzve është një mesim i madh edhe për të rinjët shqiptar që vinë në emigracion. Të mos harrojn vendin e tyre, gjuhën, traditën, historinë, familjen e tyre.

Pinjolli i njërës prej familjeve patriote dhe atdhedashse - familje me tradita mbretërore Mena nga Lura e Dibrës, Hakik Mena , kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, sot, nëikjen në amshim, të nacionalistit, antikomunistit, krye legalistit per disa dekada dhe fisnikut, Dr Fuat Myftise mbajti fjalimin e lamtumirës në emër të degës PLL në Amerikë.

Hakik Mena, kryetar Partisë Lëvizja e Legalitetit, dega SHBA-s e Kanada, iu drejtua pjesmarrësve në këtë ceremoni duke thënë se;"Jemi mbledhur, sot, këtu për t'i dhënë rrespektin e fundit njeriut që do të mbetet simbol i sakrifikimit të vetvehtes rreth çështjes kombëtare, njeriut që udhëhoqi OKLL për dekada me rradhë, njeriut që i priu komunitetit në shumë protesta të zhvilluara kundër komunizmit , dhe pro pavarësisë së Kosovës, njeriut fisnik e gojëamël të nderuarin Dr F. Myftia. Më pasë ai tha se unë e njoha Dr. Fuad Myftinë në fillim të viteve 90'' mbas rënies së komunizmit, Që në kontakin e parë pashe tek ai njeriun e njerëzishëm e të rrespektueshëm në komunikim me njerëzit e thjeshtë, të matur e të saktë në biseda e dialogje. Sqarues, i bindshëm e i pagabueshëm ndaj frymës Zogiste, artikulues i shkëlqyer i formës së regjimit, dhe luftëtarë i flaktë i Shqipërisë etnike.
Sakaq, vijoj Mena: "Jeta e Dr Myftisë është shumë e pasur në aktivitete të ndryshme politike partiake dhe kombëtare. Ky fakt nuk ishte rastësi, por ishte prejardhja e tij nga një familje Shkodrane, me tradita kombëtare e fetare, bir i një prej figurave udhëheqëse e më të rrespektuar të qytetit të Shkodrës, dhe në të njëjtën kohë besnik i mbretit Zog, Sali Efendi Myftisë. Këto fakte dhe marrja e doktoratës me profil në drejtësi në Itali, do të ndikonin në formimin e identitetit të Dr F Myftisë, i cili inkuadrohet në preokupimet e nacionalisteve të diaspores që në moshë të re, dhe qëndron gjithmonë pranë babait të tij, dhe besnik i politikës së mbretit Zog, tha Hakik Mena, kryetar Partisë Lëvizja e Legalitetit, dega SHBA e Kanada.

Ahmet Hoti, nipi i të ndjerit Fuad Myftia, në emër të tij dhe familjes Myftia, iu falemnderua pjesamrrësve për vlersimet e tyre dhe respektin që treguan në këtë ceremoni fetare.

Para se të kryehej dhe falja e gjenazes u lexuan telegramet e ngushëllimit.

Naltmadhëria e Tij Mbreti Leka Zogu I, shkruante :"Të dashur miq, motra dhe vëllezër të Familjes Myftiu. Me dëshpërim të madh morëm vesh humbjen e madhe të të nderuarit dhe të të paharrueshmit Z. Fuad Myftiu.Kjo është një humbje e madhe për Familjen Myftiu, që ka treguar me vepra se e ka mbajtur gjithmonë të gjallë frymën kombëtare, ka luftuar për Kombin Shqiptar dhe për Idealin e Mbretërisë Shqiptare.Ne do ta kujtojmë gjithmonë me nderim dhe respekt, Babane Tuaj dhe mikun Tonë më të mirë, duke vlerësuar kontributin e veçantë që ka dhënë për çështjen kombëtare dhe për Mbretërinë shqiptare, pasi Ai nuk ishte vetëm një legalist besnik i kauzës Mbretërore, por edhe një luftëtar i betuar antikomunist." Në fund Naltmadhëria e Tij Mbreti Leka Zogu I, thote "Edhe një herë Ju shprehim ngushëllimet dhe respektin Tonë për këtë humbje të madhe Tuajën."

Me pasë u lexua telegrami i dërguar kryetar Partisë Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri, dhe zotërijtë nga Franca e Belgjika, mbretërorët e legalistë e njohur Skënder Zogu, Ylli Spahia, Sulejman Gjana dhe Particie Najbor, miq e shok të Myftisë.

Në fund para arkivolit të mbuluar më flamurin kombëtar, kortezhi i përmotëshëm bëri homazhet duke i dhënë lamtumirën e fundit, e shoqëruar për në banesën e fundit, në jetën e pasosur në varrezat publike "Maple Grove Cementry" në Kew Gradens(Queens).

Fuad Sali Myftia:

I lindur me 28 korrik 1924 në shtëpinë e Myftijëve, liderët e hershëm të komunitetit mysliman të Shkodrës. Ai ishte më i madhi i tetë femijeve. Ka kryer maturën në vitet e pushtimit fashist, kohë në të cilën i jati ishte i internuar në Gjirokaster si njeri i besuar i Mbretit Zog. Në shtatorin e 1943-shit arrestohet për aktivitetin e tij antifashist dhe rrugës për në kampet famëkeqe të përqëndrimit, në ditën që Italia kapitulloi, arrinë të arratiset, duke u kthyer në Shkodër për t’iu bashkuar, së bashku me të atin, njësive luftarake zogiste në Gruemirë të Shkodrës.

Largohet nga Shkodra me të atin, më 28 nëntor 1944, ku nëpërmjet Tivarit mbërrin në Itali. Në vitin 1946 fillon universitetin e Firences në degën drejtësi. Për mungesë monetare e lë përgjysëm dhe i bashkohet të atit në Egjypt. Me këmbënguljen e Mbretit Zog dhe me bursën e tij shkon përsëri në Firence,ku kryen doktoraturën në 1951. Me kryerjen e shkollës shkon përsëri në Egjypt. Në 1956 deri më 1958 punon në Greqi në misionin Amerikan “Europa e Lirë”. Aty martohet dhe Zoti i fal fëmijën e parë. Në 1958 vjen dhe vendoset përfundimisht në SHBA. Ai i pat dhënë Mbretit Zog besën për shërbim, besë të cilën e mbajti deri më vdekje. Nder 10 kongrese të Legalitetit të zhvilluar në Diasporë zgjidhet kryetar gjashtë herë për më se njëzetë vjet. Jeta e tij pa dyshim iu kushtua idesë Legaliste. Në nëntor të vitit 1991 kthehet në atdhe , së bashku me shokët për të ndihmuar rikrijimin e Legalitetit në Shqipëri. Në vitin 1993 zgjidhet kryetar i këshillit kombëtar të Legalitetit. Atë vit i jepet medalja “Pishtar i demokracisë” të cilën e këthen mbrapsht në 1996 si reagim ndaj qëndrimeve të qeverisë së atëhershme ndaj familjes mbretërore dhe kriticizmit ndaj politikave të Mbretit Zog. Ai ka qënë mjaft aktiv në komunitet. Dashuria e tij ishte Kosova. Gëzonte respekt të madh për Vatrën, dhe vatranët. I’u kushtua deri në mishërim, familjes, Kombit, dhe Atdheut, besnik deri në amshim i Mbretit Zog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat