Vizita e presidentit Obama në xhaminë e Hamtrack: Shqiptarët ishin muslimanët e parë në vend

Diaspora

Vizita e presidentit Obama në xhaminë e Hamtrack: Shqiptarët ishin muslimanët e parë në vend

Nga: Fitim Dika Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 11:42

Qyteti i themeluar dikur nga gjermanët, në 1920 kishte shumicë polake, ndërsa në fillim vitet 90-ta të shekullit të kaluar u zgjodhen edhe muslimanët e parë në përfaqësimin komunal.

“Jam krenar t’ju them se në shkollat tona fliten 26 gjuhë të ndryshme, ndërsa dikur ishin 60” thotë kryetari i komunës Karen Majewski. Sa u takon muslimanëve, ai thotë se nuk ka një Bashkësi gjithë përfshirëse të tyre, dhe është e ngjashme si situata mes polakëve dhe italianëve që nuk kanë kishat e përbashkëta.

Momentalisht në Hamtramck jetojnë 54 përqind të bardhë, 19 përqind afro-amerikanë dhe 21.5 përqind aziatikë. Rreth një e treta e banorëve janë muslimanë.

Kush ishin banorët e parë muslimanë?

Sipas kryetarit të komunës, muslimanët e parë në këtë regjion ishin shqiptarët që migruan rreth viteve 1960-ta drejt SHBA-ve, kryesisht nga regjioni korçar. Më vonë erdhën jemenasit, boshnjakët, ndërsa në vend ka edhe hindusë dhe krishterë nga Iraku.

Sot shumica e shqiptarëve janë shpërngulur nëpër vendet tjera, por ka akoma një komunitet të vogël. Kryetari për ta përfunduar bisedën me islamische-zeitung.de, thekson se “pavarësisht nëse flasësh ose jo anglisht, ju mund të krijoni dhe të bleni një shtëpi këtu.”

Ai tani banon sëbashku me fqinjët e tij nga Jemeni./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat