Konkurs letrar e artistik për mërgatën “Azem Shkreli 2016”

Diaspora

Konkurs letrar e artistik për mërgatën “Azem Shkreli 2016”

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 19:14

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani në bazë të vendimit të kryesisë së saj vazhdon manifestimin tradicional ”Azem Shkreli ” dhe shpallë:
Konkurs letrar e artistik për mërgatën
“Azem Shkreli 2016”.
Do të shpërblehen me të holla dhe me mirënjohjen me këtë emër me:
1. Çmim letrar; “Azem Shkreli “.
2. Çmim artistik; “Azem Shkreli”.
3. Çmim krijues( Pikturë, Skulpturë dhe novacione tjera); “Azem Shkreli”.
Juria profesionale do të shpërblej sipas kritereve të lartshënuara vetëm konkurruesit tanë shqiptarë nga mërgata për vepra të realizuara përgjatë vitit 2015, derisa pikturat nuk do të kanë kohë të caktuar. Autorët duhet veprat e tyre të botuara ti dërgojnë ne tri kopje deri me dt. 20.03.2016, në adresën:
Pal Sokoli
Friedrich-Ebert-Str.136b
42117 Wuppertal
Piktorët, skulptoret apo krijuesit tjerë konkurrues paraprakisht duhet të dërgojnë nga një kopje të punimeve te tyre në: Email: [email protected] dhe do të ekspozojnë punimet e veta ditën e manifestimit..
Shpallja e fituesve bëhet në Manifestimin kushtuar shkrimtarit tonë Azem Shkreli qe do të mbahet me 28 maj 2016 ne :
“Haus Ennepetal”
Gasstraße -10
58256 - E n n e p e t a l.
Me nderime të veçanta:
Komisioni organizativ i LSHAKSH-së në Gjermani
Kryetari: Pal Sokoli
Mobil: +491774157694 Wuppertal,09.02.2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat