New York : Dita e Kujtesës në OKB! (Foto)

Diaspora

New York : Dita e Kujtesës në OKB! (Foto)

Nga: Beqir SINA -New York Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 17:10

27 janari, është Dita Ndërkombëtare e Holokaustit e cila shoqërohet me një serë veprimtarishë në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York- Gjashtë milionë hebrenj u vranë nga regjimi nazist i Gjermanisë, 5 milionë jo-hebrenjë, u vranë në vendet ish komuniste, përfshirë Shqipërinë.–

Shpëtimi i hebrejve nga shqiptarët – gjithmonë kujtohet në ditën Ndërkombëtare e Holokaustit në OKB – Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit : “Shqiptarët një shembull i pashembulltë në të gjithë botën” për mbrojtjen e herbrenjëve.

-“Rrefimi i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku nji komb i tërë, si popullatë, ka vepruar bashkërisht për t’i shpëtuar hebrenjtë, është ky një rrëfim i papërshkrueshëm. Shqipëria e Luftës së Dytë Botërore u bë streha më e sigurt e hebrenjve të përndjekur nga nazizmi. Me qindra jews u mirëpritën dhe nuk u tradhëtuan kurrë nga familjet mbajtëse, shqiptare, katolik, musliman, bektashlinjë dhe ortodoks shqiptarë”.

UNITED NATION NEW YORK : 27 - Janari është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit , data që Kombet e Bashkuara kan zgjedhur për të përkujtuar viktimat e Holokaustit gjatë Luftës II Botërore. Gjashtë milionë hebrenj u vranë nga regjimi nazist i Gjermanisë, 5 milionë johebrenjtë, u vranë në vendet ish komuniste përfshirë Shqipërinë.

Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit mbas Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë afro gjysëm shekulli të sundimit komunist në Shqipëri, pothuaj në të gjithë vendin ishin ngritur kampe dhe burgje ku vuajtën dënimet me dhjetra mijra vetë të cilët regjimi i Enver Hoxhës i kishte shpallur si kundërshtarë politikë. Në ato burgje dhe kampe të punës së detyruar, të dënuarit politikë shqiptarë e të huaj u trajtuan me kushte nga më çnjerzoret që nuk krahasoen dot as me kampet e shfarosjes në masë që kishin ngritur nazistët gjermanë në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë diktaturës komuniste u ekzekutuan, me dhe pa arsye, pa gjyqe, rreth 5,000 burra e 450 gra. 35,135 njerëz u burgosën dhe 1,000 vdiqën nëpër burgje. Shume familje ende sot e kësaj dite nuk i kanë akoma eshtrat e të afërmve të vet dhe janë në krëkim të tyre.

Shqiptarët kan përjetuar edhe dy gjenocidet më të tmerrshme - mbas Luftës së Dytë Botërore, është gjenocidi grek mbi Çamërinë, dhe gjenocidi serbo -sllavë, mbi shqiptarët e Kosovës, Mal të Zi, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.

Përvjetori, Ndërkombëtarë i Përkujtimit të Holokaustit, nga Kombet e Bashkuara shënohet çdo vit që nga viti 2005, mbasi ajo i bie në përvjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes Auschwitz-Birkenau në Poloni nga ushtria ruse në 1945. Një milion njerëz vdiqën vetëm në kampin e vdekjes Auschwitz-Birkenau në Poloni.

Ceremonia, e cila organizohet dekadën e fundit vit për vitë në në Selinë e Kombeve të Bashkuara, shoqërohet me një veprimtari të përbashkët zyrtare dhe pritjes që jepet në Galerinë Kryesore të Lobit Visitorve. Kjo veprimtari eshte titulluar: “Bota e dinte – Misioni Jan Karski, për njerëzimin” dhe “Kushdo që shpëton një jetë më vete … Shpëtuesit e hebrenjve gjatë Holokaustit”, dhe, është paraqitur nga Fondacioni hebre në SHBA.

Aktivitetet e përkujtimit të Holokaustit në Kombet e Bashkuara – udhëhiqet gjithmonë nga Muzeu i Holokaustit dhe Programit të Kombeve të Bashkuara Outreach i Departamentit të Informimit Publik.Programi, është i themeluar nga Asambleja e Përgjithshme sipas Rezolutës 60/7, e cila synon të mobilizojë shoqërinë civile për përkujtimin e Holokaustit dhe edukimit, në mënyrë për të ndihmuar në parandalimin e akteve të ardhmen e genocidit.

Kombet e Bashkuara shënojnë gjatë javës së fundit të janarit në New York, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të holokaustit. Veprimtaritë e organizuar në New York, dhe rreth e përqark botës janë të fokusuar në njohjen e guximit dhe dhembjen e shpëtimtarëve të shumtë të të gjitha besimeve dhe kombësive që shpëtuan jetën e hebrenjve dhe të tjerëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Java e aktiviteteve të Përkujtimit, kulmonë diten e mbylljes së veprimtarive më 28 janar me ceremoninë të quajtur Holokaust Memorial dhe që mbahet në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Kjo ceremoni përfshin edhe një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon, e ndjekur nga një deklaratë të dhënë nga Zëvendës-President i Asamblesë së Përgjithshme, dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit, gjithashtu, bënë një deklaratë.

“Ata, që rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë dhe të tjerët prej shfarosjes masive në Luftën e Dytë Botërore, janë bërë sot frymëzim për kurajon për të luftuar për një botë më të mirë,” ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon në veprimtarinë që mbahet në Kombeve të Bashkuara, në New York.

“Le të jetë ajo sot për të frymëzuar njerëzimin nga ata që kishin kurajon, guximin për t’u kujdesur – ata ishin njerëzit e zakonshëm që morën hapa të jashtëzakonshme për të mbrojtur dinjitetin njerëzor,” citohet të ketë thenë zoti Ban për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Zëvendës-kryetar i Asamblesë së Përgjithshme, ka thënë se ” ishte rezoluta e OKB-ës 60/7 ajo që është deklaruar në përkujtimin e Holokaustit dhe shërben sot si një thirrje jo vetëm për përkujtimin e vuajtjeve të viktimave të Holokaustit, por edhe ato të shkaktuar gjatë regjimeve diktatoriale, luftërave për liri. Ajo është një detyrim moral për gjithë njerëzimin sot për të paralajmëruar kundër tmerreve të urrejtjes dhe paragjykimit, për të parandaluar akte të mëtejshme të gjenocidit” thotë ai.

“Vlerat e demonstruar nga ata që sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët le të shërbejë si parime udhëzuese për të mbrojtur të drejtat njerëzore të brezave të ardhshëm – kurajo, dhembshuria, udhëheqja morale, vetë-sakrificë, përgjegjësia shoqërore, integriteti dhe drejtësia”, ka deklaruar zëvendës-kryetar i Asamblesë së Përgjithshme .

Cantor Chaim David Berson i Qendrës hebreje në New York City lexonë në gjuhën hebraike lutjet përkujtimore, dhe Ansambli Motyl luan tre pjesë tradicionale funebre muzikore të traditës hebraike. Grupi muzikor New York City- me bazë në OKB – luanë pjesë klasike, duke përfshirë muzikantë me origjinë hebraike – Më tej ata paraqisën simbas traditës muzikën e shkruar nga kompozitorët, të cilët ishin të detyruar në mërgim ose të cilët u zhdukën gjatë Holokaustit.

Çfarë është Holokausti?

Holokausti është një njollë e errët në historinë e njerëzimit. Holokausti është një sistem persekutimi sistematik, i një shteti burrokratik që vrau afërsisht 6 milionë çifutë (Hebrej) nga regjimi nazist dhe bashkëpuntorët e tij. Fjala “Holokaust” e ka origjinën nga greqishtja e vjetër që do të thotë “Sakrificë për pasion”. Me ardhjen në pushtet në Gjermani të regjimit nazist në Janar 1933, besonin se gjemanët ishin “Superiorë për nga raca” dhe se çifutët cilësoheshin ose klasifikoheshin si “Inferiorë” dhe se ata ishin “të padenjë për jetë”. Të paktën 200,000 persona me të meta fizike apo mendore u vranë si pjesë e programit “Euthanasia”. Gjatë viteve të luftës, nazitët dhe bashkëpuntorët e tyre krijuan getot, kampet tranzite, si dhe kampet e punës së rëndë. Më rënjen e kapitullimin e Gjermanisë naziste, pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovietik, dhe vendet e kapmit komunistë, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë, krijuan ata burgjet politike, kampet e presekutimit, si dhe kampet e punës së rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat