Filmi shqiptar "Babai" do shfaqet në 17 qytete gjermane

Diaspora

Filmi shqiptar "Babai" do shfaqet në 17 qytete gjermane

Nga: Fitim Dika Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 00:21

Filmi shqiptar “Babai” ka korrur sukses në festivalet e kaluara, dhe kjo vërtetohet se ka shtuar kërkesën te publiku gjerman, për ta shfaqur filmin edhe në kinematë e vendit. Në plot 17 qytete gjermane do shfaqet filmi, ku si premierë do jetë në datën 5 mars, në Këln, njofton Bota sot.

Një ditë më vonë filmi do shfaqet në Dyseldorf, ku i pranishëm do jetë edhe regjisori i filmit, Visar Morina. Ky i fundit do jetë i pranishëm për të zhvilluar biseda rreth filmit me adhuruesit e tij edhe në Munster, 8 mars.

Filmi "Babai" ka pasur buxhetin më të madh në historinë e kinematografisë në Kosovë me 1.7 milion euro.

Për më tepër listën e shfaqjes së filmave e keni në linkun e mëposhtëm:

http://missingfilms.de/index.php?option=com_content&view=article&id=193%3Ababai&catid=14%3Afilme-webseite-detailliert&Itemid=1&limitstart=8

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat