Dhjetëra shqiptarë protestojnë në Itali: Kërkojmë drejtësi për Rei Hoxhën

Diaspora

Dhjetëra shqiptarë protestojnë në Itali: Kërkojmë drejtësi për Rei Hoxhën

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 09:54

Më 31 dhjetor të 2015-s, një i ri shqiptar ndërroi jetë në Itali nga një aksident rrugor në Aleksandria. Ai është 22-vjeçari Rei Hoxha, i cili u godit nga një automjet, ndërsa ecte në sheshin e “Lirisë” të këtij qyteti.

Për të kujtuar të riun, por edhe për të kërkuar drejtësi, dhjetëra njerëz dolën për të protestuar në sheshin e “Lirisë” në vendin ku ndodhi aksidenti. Mediat italiane shkruajnë se, “ata vendosën buqeta me lule dhe lëshuan tullumbace”.

Gjatë ditës së djeshme, komuniteti shqiptar në Aleksandria bëri thirrje për drejtësi: “Ai që e përplasi kishte pirë shumë, dhe ende lëviz rreth qytetit. Nuk i urojmë burgun askujt, por të paktën mund të ishte vënë në arrest shtëpie”.

Hetuesit zbuluan se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur dhe për këtë ka nisur dhe hetim me akuzën e shkaktimit të vdekjes. Rei Hoxha po kthehej pas festimit të Vitit të Ri bashkë me familjen e tij për në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat