Shqiptari më i urryer në botë: Shkruan certifikata të vdekjes dhe qesh me tragjeditë e të tjerëve (Video)

Diaspora

Shqiptari më i urryer në botë: Shkruan certifikata të vdekjes dhe qesh me tragjeditë e të tjerëve (Video)

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 18:48

Shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli, të enjten nuk pranoi të dëshmojë para një Komisioni hetimor të Senatit amerikan, përkitazi me rritjen dramatike prej pesëmijë për qind të ilaçit Darapin që përdoret kundër SIDA-s. Ky ilaç kushtonte 13.50 dollarë, por Shkreli me kompaninë Turing këtë çmim e ngriti në 750 dollarë vitin e kaluar, duke ngjallur zemërimin e njerëzve kudo në botë.
"Nuk dua të përgjigjem në këtë pyetje”, tha Shkreli kur Jason Chaffetz, kryetari i Komisionit për Çështjet e Qeverisë, e pyeti se çfarë do të thotë kjo rritje për një grua të vetme, shtatzënë, që mund ta ketë SIDA-n.

Për Shkrelin është ngritur një padi penale në Gjykatën Federale të New Yorkut, e cila e akuzon atë për mashtrim ndaj konsumatorëve.

"A mendoni se ju keni bërë ndonjë gjë të keqe?", e pyeti Chaffetz.

Por, Shkreli ka thënë se e ka ndërmend vetëm të ndjek këshillat e avokatit të tij. Për më keq, Shkreli atë ditë shkroi në Twitter: “Vështirë të pranojë se si këta të poshtër përfaqësojnë popullin në Qeverinë tonë”, transmeton Telegrafi.

Përkitazi me këtë rast, mediat e njohura botërore, si Channel 4 News dhe Sky News kanë plasuar video, që shpërfaqin mizorinë e Shkrelit, të qeshurën cinike kur republikani Elijah Cummings i thotë se asgjë nuk është qesharake teksa njerëzit po vdesin.

Shkreli e bleu të drejtën e ilaçit Daraprimit, pa çka që nuk ka investuar asgjë në zhvillimin e tij. Ai e rriti çmimin, duke vjedhur paratë e fundit të njerëzve të mjerë, e duke ua bërë më të errët jetën me sëmundje të rënd.

Ndaj, Cummings me të drejtë thotë: “Këto janë para gjaku”.

Por, Shkrelit asgjë nuk i bënte përshtypje. Ai nuk e ndali asnjëherë të qeshurën e tij të poshtër.

Për të kuptuar më mirë mospërfilljen e tij mizore ndaj vuajtjeve të të tjerëve, shikojini videot e postuara më poshtë.

Big Pharma bro Martin Shkreli is back

The man who bought a life-saving drug and then raised the price by 5000% is under pressure to explain himself.Martin Shkreli appeared in front of a Senate committee hearing, refused to answer questions and then insulted the committee on social media.

Posted by Channel 4 News on Friday, 5 February 2016

Pharma Bro Smirks At Hearing

America's most hated man, Martin Shkreli - aka 'Pharma Boy' - didn't say much at a congressional hearing. He just smirked, a lot: http://trib.al/gT85x6J

Posted by Sky News on Friday, 5 February 2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat