Gjermani që vuajti një vit për të sjellur në shtëpi gruan e tij nga Kosova: Nuk dinte gjermanisht

Diaspora

Gjermani që vuajti një vit për të sjellur në shtëpi gruan e tij nga Kosova: Nuk dinte gjermanisht

Nga: Fitim Dika Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 12:30

“S’dua të më kuptoni gabim - nuk kam asgjë kundër njerëzve,” thotë 61 vjeçari gjerman, i cili dëshiron të jetë pjesë edhe e kurseve për integrimin e të rinjve refugjatë në Gjermani.

Romanca që bëri për vete gjermanin me shqiptaren

Në fillim të 2010 ai shkoi si pjesë e një firme gjermane në Afganistan, ku operojnë ushtarët e NATO-s në kampin Masar-i-Sharif. Katër herë rresht fluturoi atje në vitet vijuese, ndërsa në 2013, pyeti shefin nëse mund të transferohej për një kohë në Kosovë.

Peter Schmidt, që ishte ndarë nga gruaja 16 vjet më parë, udhëtoi për në Kosovë ditën e dytë të Krishtlindjeve. Ai tani u vendos pranë trupave të NATO-s në Prishtinë, por me një qëllim.

“Këtu kishte më shumë mundësi blerjeje. Unë preferoja shitoren amerikane Levis,” thotë ai, duke i bërë përshtypje edhe shitësja, Teuta, që e ftoi për darkë. “Prej prillit ne u pamë shpesh dhe nuk e kisha problem të udhëtoja për në vendin e saj, Prizren, që kushtonte vetëm 4 euro me rreth 70 kilometra.”

Pas mbarimit të detyrës gjashtëmujore në Kosovë, atij i duheshte të rikthehej në Afganistan, por tani kishte gjetur pjesën tjetër të vetes. Ishte dashuruar me Teutën.

“Bëj diçka që të shihemi përsëri në shtator,” i tha Teuta gjatë ndarjes.

Ashtu ndodhi, Schmidt përgatitit gjithë dokumentacionin e nevojshëm për Teutën, që ta ftojë në Gjermani dhe ti kërkojë dorën e martesës. Aty kur mendon se çdo gjë ka marrë fund, fillojnë problemet.

Pa gjuhë - s’ka vizë

Në 29 dhjetor 2014 ata u martuan përfundimisht. Gruaja e tij kishte një vizë turistike për tre muaj. “Nëse do e dija atëherë, se çfarë do ndodhte më pas, nuk do e lejoja të kthente në Prishtinë,” thotë Schmidt.

Në fillim të prillit ajo parashtroi kërkesën për vizë në ambasadën gjermane, ndërsa në qershor i erdhi refuzimi. Arsyeja: Nuk e dinte gjuhën gjermane.

Atëherë burri i saj, kishte pësuar një aksident rrugor dhe dëshironte ta ketë pranë gruan, duke i lutur autoritetet gjermane që nivelin A1 të gjuhës ta mësojë në Gjermani. Por ambasada ia ktheu e vendosur: “Pa gjuhë- s’ka vizë”

Duke mos i mbetur alternativë tjetër, ai punësoi një mësues privat, duke ia mësuar gjermanishten për pak kohë dhe në 21 nëntor ajo dha provimin e nivelit A1.

Lutja e vjehrrës për nusen

Historia e dhimbshme s’mbaroi këtu. Ju desht ndërhyrja e nënës së Schmidt, Ursula, 83, që u shkroi një letër mallëngjyese ambasadës, sesa dëshirë e kishte të përshëndeste nusen nga Kosova.

Fatmirësisht “Happy End”, ndodhi këtë jave. Të enjten Teuta do të shkojë në ambasadë, ndërsa të premten ajo do marrë vizën për të udhëtuar pa probleme të bashkëshorti i saj./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat