Zvicër: Të huajt kundër të huajve, kush shkel ligjin duhet të largohet(Foto)

Diaspora

Zvicër: Të huajt kundër të huajve, kush shkel ligjin duhet të largohet(Foto)

Nga: Fitim Dika Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 09:11

Nëse ne do kishim mundësi të votonim, do votonim “Po”, thonë disa të jashtëm të intervistuar nga Blick.

Xhamajkani, Jerome Ricketts, 35, jeton prej 11 vjetësh në Zvicër. “Jo vetëm zviceranët janë të prekur nga të huajt kriminelë,” thotë ai, që punon në Langenthal BE. “Por edhe ne të huajt, që ndajnë kohën në Zvicër.”

Kjo vlen edhe për çiftin italian, Maria dhe Antonia Esposito, 66, që prej 52 vitesh ndajnë jetën sëbashku në Zvicër. “Frika është rritur,” thonë ata. “Nuk ndjehemi të sigurt në shtëpi prej kriminelëve.”


Tibetiani Senge, 45,që jeton 20 vite në Zvicër thotë: ”Kaq keq sa tani s’ka qenë kurrë me kriminelët e huaj dhe nga një krim fatkeqësisht duhet të futen në një thes të gjithë banorët e vendit.”


Malazezja, Ilda Rastoder, 22, që ka lindur në Zvicër thotë se nuk mundet që ndokush që bën grabitje të dëbohet, ndërsa tjetri që vret njerëz të qëndrojë në Zvicër./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat