Emigrantët nuk janë më shumë të përfshirë në aktivitete kriminale sesa vetë vendasit

Diaspora

Emigrantët nuk janë më shumë të përfshirë në aktivitete kriminale sesa vetë vendasit

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 16:10

Shpesh është krijuar ideja se të huajt në Gjermani janë më të përfshirë në shkelje ligjore sesa vendasit, mirëpo një studim i fundit nxjerr të kundërt këtë perceptim.

Drejtori i Institutit të hulumtimeve Kriminologjike për Niedersachshe, Thomas Bliesener, ka thënë se dallimet janë tepër të vogla, për gazetën më të madhe regjionale «Mitteldeutsche Zeitung».

Dihet se shumica e kriminelëve, në të gjithë botën, janë kryesisht të moshës së re dhe të gjinisë mashkullore, njashtu si shumica e emigrantëve në Gjermani. Andaj ndonjëherë kjo përqindje duket më e madhe te të huajt, thotë Bliesener, përcjell Bota sot.

Ai ka ftuar gjermanët, që të shikojnë problemet në themel dhe të mos bazohet në steriotipe dhe thashetheme./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat