392 banorë nga Shqipëria dhe Kosova parashtruan kërkesën për azil në Luksemburg

Diaspora

392 banorë nga Shqipëria dhe Kosova parashtruan kërkesën për azil në Luksemburg

Nga: Fitim Dika Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 13:16

Shteti i vogël i Luksemburgut ka pritur numër të madh të refugjatëve gjatë 2015. Gjithsej 2447 persona kanë parashtruar kërkesën për azil në shtetin mes Gjermanisë dhe Belgjikës, që është për 1.006 më shumë sesa vitin 2014.

Muajin që kanë parashtruar më shumë kërkesa për azil, çuditërisht kanë qenë nëntori dhe dhjetori me 423 dhe 429 respektivisht.

Sa u takon kombësive, të parët janë sirianët me 27 përqind ose plot 669 persona, ndjekur nga irakenët me 539 kërkesa. Numrin e tretë e përbëjnë banorët nga Kosova me 239 (10 përqind) ndërsa të pestët ato të Shqipërisë me 153. Të katërtit janë afganët me 214./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat