Në 1 janar 2016, popullata e kantonit të Cyrihut ka qenë 1.463.459 banorë duke qenë për rreth 20.000 banorë më shumë sesa një vit më parë ose për 1.4 përqind më shumë, njofton Byroja për Statistikë në Kantonin e Cyrihut. Rritja vjen kryesisht nga migracioni dhe bashkimi familjar që është rreth 60% e rritjes dhe më pas rritja vjen nga epërsia e lindjeve ndaj vdekjeve, përcjell Bota sot.
Prej tyre, pak më shumë se një e katërta janë të huaj, ose 380.000 (0.3 përqind më shumë sesa vitin e kaluar). Sa u takon numrit të të huajve, të parët janë gjermanët, 87.000, pastaj italianët, 52.000, portugezët, 28.000 dhe në vend të katërt janë banorët nga Kosova, 18.354.
Më pas vijnë shtetasti serb dhe maqedonas, me nga 13.670 dhe 13.426 respektivisht. Shumica e këtyre të fundit janë shqiptarë./Bota sot