Artjon Coca pasi u dëbua nga Gjermania, tani rikthen përsëri: Ishte i kualifikuar dhe këkohej me ngulm nga menaxheri

Diaspora

Artjon Coca pasi u dëbua nga Gjermania, tani rikthen përsëri: Ishte i kualifikuar dhe këkohej me ngulm nga menaxheri

Nga: Fitim Dika Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 10:31

Artjoni si shumë shqiptarë tjerë, duke qenë azilant nga vendet me origjinë të sigurtë, ju desh të riatdhesohet në Shqipëri para tre muajsh. Mirëpo atij i trokiti fati në derë, duke ndodhur rishqyrtimi i aktit kjo falë edhe nga kualifikimi që dispononte për punë në rrjetin e njohur të hoteleve Radisson Blue, në Karlsruhe-Ettingen, shkruajnë disa media gjermane.

Menaxheri gjeneral Hagen Müller, duke e ditur se ky lloj shkollimi është deficitar në Gjermani, bëri kërkesat e nevojshme për rikthimin e djalit në Gjermani dhe pati sukses. Coca tani është kthyer në Gjermani, me dokumentacionin e rregullt.

«Përvoja ime më mëson se nuk të çon askund zemërimi me proceduren e vështirë që duhet ndjekur për integrimin e azilkërkuesve», shton Müller. «Rrugët e parapara me ligj çdoherë të çojnë drejt suksesit.»

Duke mos pritur as edhe një ditë Coca ka filluar menjëherë punën dhe kualifikimin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat