Futbollisti shqiptar dënohet me 2 vjet burg në Zvicër

Diaspora

Futbollisti shqiptar dënohet me 2 vjet burg në Zvicër

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 08:04

Futbollist profesionist, kamarier dhe korrier droge, janë cilësitë e 23 vjeçarit shqiptar që tani pritet të dëbohet nga Zvicra për në Shqipëri.

Gjatë seancës gjyqësore, e mërkurë, në qarkun e Meilen, ai ju përgjigj akuzave të ngritura ndaj tij, se në tetor, dy ditë para datëlindjes, gjatë kontrolleve rutinë në qendrën e Hombrechtiker, ju konfiskua 54 gram heroinë, njofton media zvicerane zsz.ch.

Në seancë gjyqësore, 23 vjeçari që kishte kërkuar edhe azil në Zvicër, tha se “dëshironte të kthehej përsëri në Shqipëri, ndërsa ai transportonte drogën, pa dijeni e tij, në Gjermani dhe jo në Zvicër.”

Ai prej tetorit është në paraburgim, mirëpo tani gjyqi vendosi ta dënojë me 15 muaj tjerë heqje lirie, gjithmonë nëse dëshiron të qëndrojë në Zvicër. Në rast se kthehet mbrapsht, mund të ndodhin lehtësime gjyqësore, përcjell Bota sot. Avokati i tij, deklaroi se ai nuk do vinte më në Zvicër dhe duke pasur parasysh profilin e tij prej sportisti, duhet ti japim një shans për lehtësim nga burgu. Përveç asaj nate, ai kishte transportuar 113 gram heroine gjatë gjithë kohës që kishte qëndruar në Zvicër, prej së cilës, 20 përqind heroinë tërësisht të pastër.

“Kërkoj falje”

Në fund të seancës 23 vjeçari u tregua i guximshëm duke pranuar fajin dhe kërkoi falje.
“Kam bërë gabim,” tha ai. “Tani duhet të kërkoj një punë në Shqipëri, pasi rrugë tjetër nuk ka.” Ai kishte punuar një kohë edhe si kamarier në lokalet zvicerane.

Media zvicerane nuk e bën të ditur identitetin e shqiptarit, që me fshehjen e gabimit i mundësohet më lehtë të harrojë të kaluarën./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat