Shqiptarët mbledhin fonde për Katedralen e Shën Luçisë në Arqidioqezën e Tiranës dhe Durrësit (Foto)

Diaspora

Shqiptarët mbledhin fonde për Katedralen e Shën Luçisë në Arqidioqezën e Tiranës dhe Durrësit (Foto)

Më: 3 shkurt 2016 Në ora: 15:54

BRONX NEW YORK : Në vijim të fushatës së tij, për rritjen e fondeve, në Detroit dhe New York, të Shteteve të Bashkuara, Dom Gjergj Meta, famulltar i Katedrales së Shën Luçisë në Arqidioqezën e Tiranës dhe Durrësit, këtë fund javë mbajti një fushatë në lokalin Zuppa Restuarant, me komunitetin shqiptarë të zonës së Tri-Shteshit në veri të qytetit të Nju Jorkut.

Në një darkë, kjo për mbledhjen fondeve, në të cilën morën pjesë dhjetra vetë, kryesishtë ata besimtar katolik dhe veprimtar të komunitetit.

Organizatorët, e kësaj darke fondmbledhse në rrjetin social “Facebook”, shkruajnë mbi entusiazimin e darkës, dhe sjellin detajet.

Ata thonë se kur ka organizim, dëshirë e vullnet për të bërë gjera të mira, në të mirë të komunitetit tonë, kombit, shoqërisë dhe natyrisht edhe besimit tonë fetar dhe me bashkpunimin tonë, me njeritjerin - tregon se kështu jemi të bashkuar, andaj dhe suksesi nuk mungon, siç ishte edhe ky rastë me fondet e mbledhura për Katedralen e Shën Luçisë në Arqidioqezën e Tiranës dhe Durrësit,.

Kështu të paktën shkruajnë ata në statusin e tyre në rrjetin social - teksa njoftojnë se edhe një fushatë e sukseshme për rritje fondesh të Kon-Katedrales Shën. Luçia në Durres, me Famullitar Dom Gjergj Meta, doli me sukses: mbasi në këtë mbrëmje u mblodhën 50,000.00 dollarë.

Anëtarët e Komisionit Organizativ, simbas këtij njoftimi thuhet se janë: Gjergj & Aida Balaj Margarita Gazivoda Kocoviq, Paloke Rudaj, Leonardo Berishaj

Famullitar Dom Gjergj Meta, i cili po udhëheqë këtë fushat në SHBA, me ndihmën e pa kursyer të bashkëatdhetarëve tanë, nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, thotë se po ri-kthehet në identitet Konkatedralja e Shën Luçisë në Durrës -

“Konkatedralja, shumë shpejt një qendër jo vetëm fetare, por edhe kulturore e nxitëse e turizmit fetar” thotë ai.
E transformuar kryesisht prej ndërhyrjeve në territorin e kishës, gjatë viteve të regjimit dhe më pas e lënë ashtu edhe gjatë viteve 1990-2010, këtij institucioni të besimit fetar katolik do t’i kthehet pamja që ka pasur.

Që prej muajit shtator të 2013 kanë nisur punimet, të cilat synojnë të zbatojnë projektin e kthimit të kësaj kishe simbol për qytetin e Durrësit dhe familjet katolike të tij, në identitet.

“Kisha duhet të jetë e hapur për të gjithë: për besimtarët, kalimtarët e rastit në këtë rrugicë, për këdo që ka dëshirë ta shohë nga jashtë apo të hyjë brenda. Në përpjekje për ta sjellë më afër me njerëzit, muri ishte i panevojshëm. Përballë derës së kishës do të vendoset një pllakë e madhe dhe shkallë, por jo mur dhe as portë. Porta ekzistuese dhe muri që qendrojnë përbri godinës së kishës, do të mbeten pasi paraqesin një rëndësi të caktuar për vetëm periudhën në të cilën janë ndërtuar”, ka shpjegur për gazetën e Durrësit, Famullitari i saj Dom Gjergji Meta.

Jo vetëm kishë, por qendër kulturore

Kështu mësohet të ketë thenë për gazetën e Durrësit, Dom Gjergji Meta, duke sqaruar se projekti në zbatim e sipër do ta kthejë kishën katolike të Shën Luçias në një hapësirë ku do të gjejnë vend jo vetëm meshat, por edhe aktivitetet kulturore të ndryshme, që qyteti apo grupe të caktuara, do të kenë dëshirë të vënë në jetë.

Në një sipërfaqe rreth 1200 metra katrorë, ku përafërsisht 760 metra katrorë do të jenë ndërtim, pjesa tjetër do të jetë e shfrytëzueshme për aktivitete të ndryshme fetare dhe jo vetëm. “Synimi ynë është të ndërtojmë një amfiteatër brenda kësaj hapësire, i cili të shërbejë si arenë aktivitetesh kulturore dhe njëkohësisht si një mënyrë më shumë për të tërhequr vizitorë, të cilët mund të jenë edhe turistë të huaj. Po kështu, sipas projektit, kisha do të pasurohet edhe më një bibliotekë ”.(photo credite Leonardo Berishaj)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat