Shoqatat nga diaspora do të ndajnë shtatëdhjetetre bursa për studentët nga Malësia

Diaspora

Shoqatat nga diaspora do të ndajnë shtatëdhjetetre bursa për studentët nga Malësia

Më: 3 shkurt 2016 Në ora: 14:18

Për këtë vit akademik bursat kanë përfituar gjithsej 73 studentë, 46 studentë nga Shoqata Malësia e Madhe nga NY dhe 27 studentë nga Shoqata Malësia e Madhe nga Detroiti, njoftojnë nga këto dy shoqata.

Shoqata nga diaspora vazhdojnë më përkrahjen e studentëve tonë në Malësi.

Shoqata Malësia e Madhe nga New York-u, në bashkëpunimin me Shoqatën Malësia e Madhe nga Detroiti, ka bërë përzgjidhen e studentëve nga Malësia që do të shpërblehen me bursë për vitin akademik 2015/2016.

Për këtë vit akademik bursat kanë përfituar gjithsej 73 studentë, 46 studentë nga Shoqata Malësia e Madhe nga NY dhe 27 studentë nga Shoqata Malësia e Madhe nga Detroiti, njoftojnë nga këto dy shoqata.

Ndarja e bursave do të zhvillohet më 7 shkurt 2016, në ora 11:00, në sallën e Komunës urbane të Tuzit.

Studentët përfitues të bursës, si dhe familjarët e tyre janë të ftuar të marrin pjesë në ndarjen e bursave, njoftojnë shoqatat.

Shpërndarjen e bursave do ta bëjë Kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe nga New York-u, Z. Ëjllo M. Berishaj në bashkëpunimin me disa aktivistë dhe ish bursistë nga Malësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat