Gjermani: Një shqiptar dënohet për vrasjen e një izraeliti

Diaspora

Gjermani: Një shqiptar dënohet për vrasjen e një izraeliti

Më: 3 shkurt 2016 Në ora: 08:21

Një shqiptar është dënuar me 8 vjet e gjysmë burg për vrasje të paparamenduar të një izraeliti, trupi i pajetë i të cilit ishte gjetur në një kishë të rrënuar në Berlin, vitin e kaluar.

Gjykata shtetërore në Berlin ka vendosur dje se i dyshuari e kishte vrarë shtetasin izraelit, Yosi Damari, 22 vjeçar, pasi këta të dy ishin takuar në një bujtinë dhe kishin pasur mospajtime për shkaqe që mbesin të paqarta, ka raportuar agjencia DPA.

I dyshuari, emri i të cilit nuk është publikuar në harmoni me ligjin për privatësinë në Gjermani, ishte arrestuar disa ditë më vonë në Çeki.

Shqiptari 28 vjeçar, i cili kishte arritur në Gjernai për shkak të ofertës për punë, u tha gjyqtarëve se ishte sulmuar nga izraeliti dhe pastaj e kishte goditur duke e rrëzuar në tokë.

Trupi i pajetë i personit të vrarë ishte gjetur nga kalimtarët e rastit në muajin prill të vitit të kaluar. Ai kishte pësuar lëndime masive në kokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat