Arrestohen tre shqiptarë në Gjermani: Kishin dokumenta të falsifikuara identifikimi

Diaspora

Arrestohen tre shqiptarë në Gjermani: Kishin dokumenta të falsifikuara identifikimi

Nga: F.D. Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 16:06

Gjatë një kontrolli rutinë të policisë gjermane të hënën 13.00, në stacionin e trenit, Bad Reichenhall, janë gjetur tre banorë nga Kosova, të cilët kishin dokumenta të falsifikuara.

“I pari kishte pasaportë kroate, i dytti kartë identifimikimi AOK, ndërsa i treti nuk kishte dokumenta,” shkruan media gjermane heimatzeitung.de. “I treti la të kuptohet se kishte një pasaportë të vëllait, që banonte në Kurstadt.”

Personi me dokumentat e falsifikuara kroate kishte përveç pasaportës edhe një leje qarkullimi rrugor të falsifikuar.

Të dy personat janë arrestuar dhe pritet të dalin para autoriteteve të drejtësisë gjemane, ndërsa i treti është dërguar drejt Mynhenit, përcjell Bota sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat