Shqiptari ther me thikë bashkëkombësen në Londër

Diaspora

Shqiptari ther me thikë bashkëkombësen në Londër

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 15:30

Një shtetas shqiptar në Angli është akuzuar për vrasjen e një vajze të re në një apartament në Islington, Londër.

Arben Rexha, 31 vjeç, pritet të paraqitet sot në Gjykatën e Magjistraturës Highbury nën akuzën e vrasjes së vajzës 25-vjeçare pranë City Road, të dielën (31 janar).

Gruaja, e cila është identifikuar zyrtarisht nga policia si Elidona Demiraj, u gjet me një plagë në fyt të shkaktuar nga thika dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Vajza e re, gjithashtu me kombësi shqiptare, kishte rreth dy muaj që jetonte në një bllok pallatesh në rrugën “Graham”. Nga hetimet e policisë, dyshohet se 31-vjeçari dhe vajza njiheshin me njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat